
Këto kulla janë banka e pushtetit të PS-së me të cilat blejnë votat që grabisin për të deformuar vullnetin e shqiptarëve, pasi kanë lënë nën minimumin jetik 43% të tyre; me të cilat blejnë edhe Opozitën për t’u shitur demokratë të mëdhenj europianë...
Njëherësh me namin që po qarkullon për fat Europës si një perlë e panjohur e Europës për bukuritë natyrore, po ulen me të njëjtën shpejtësi hapësirat e gjelbra, veçmas të qyteteve, e veçmas Tiranës.
Përtej entuziazmit të politikës së “klubit të barsetave” që ka ngulfat Tiranën politikisht, financiarisht, kulturalisht e moralisht, i tillë që do të mbetet përjetë objekt barcoletash, Tirana është sot një qytet i pajetueshëm, si nga cilēsia e ajrit dhe mjediseve, nga trafiku e kushte minimale të jetēs kolektive, nga mungesa e shërbimeve në raport me numrin e popullsisë, por edhe nga shëmtia që ia ka veshur si qysh babëzia e papëbajtshme qē ka shoqërur sistemin e ndërtimeve, i vetmi sektor që siguron e pastron miliardat.
Tiranët dhe ‘tiranasit’ që po e ndërtojnë dhe shkatërrojnë njëherësh, po bëjnë krimin më të madh që i është veshur politikës, sepse është një krim, ndëshkimi për të cilin nuk ka asnjë vlerë, sepse i ka dhënë già fytyrën e tyre asaj.
Por këto kulla janë banka e pushtetit të PS-së me të cilat blejnë votat që grabisin për të deformuar vullnetin e shqiptarëve, pasi kanë lënë nën minimumin jetik 43% të tyre; me të cilat blejnë edhe Opozitën për t’u shitur demokratë të mëdhenj europianë; me të cilën blejnë media që i kushton emisione tē tëra këtyre bukurive phallo-ike të qendrës së Tiranës; me të cilat poshtëron administratën dhe korrupton të gjithë sistemin; me të cilat ble luksin e shfrenuar të pushtetit që riciklon me forcën e parasë kriminale sërish pushtet.
Kjo- banka në duart e klubit të barsetave - është e vetmja siguresë që mban miqësinë politike mes kreut të qeverisë dhe kreut të bashkisë. Juniori është vazhdim i sinjorit shkatërrues të Tiranës, urrejtësit më të mëdhenj tē identitetit të saj, gjithaq i brishtë nga kohërat si kryeqytet jo shumë jetëgjatë.
Është detyrë e SPAK ta djegë atë siguresë e pastaj të shohim se ç’do të ndodhë. T’i marrë me radhë financat e këtyre kullave, le ta nisë nga kjo më e reja që ia mori qendrës së Tiranës një vendth të gjelbër.
Lini një Përgjigje