Forum25 Maj 2024, 12:40

Lufta e Perëndimit në emër të Shqiptarëve!

Shkruar nga Dritan Haxhiraj

Lufta e Perëndimit në emër të Shqiptarëve!

Por kur ti akuzon RAI-në, “La Repubblica“, gazetarët e saj, besoj se ata kanë shkundur nga themeli propagandën që sistemi ka krijuar e ka manipuluar ndër dekada në trojet shqiptare.

“La Repubblica“ është pronë e familjes Piemontese Agnelli. Ky brand i nivelit botëror ka si pronë makinën FIAT. Ka në pronën e vet edhe liderin tjetër të shtypit “The Economist“, një nga shtyllat ekonomike të botës Atlantike; pra SHBA-së dhe Mbretërisë së Britanisë së Madhe duke futur këtu gjithë Europën Perëndimore.

Shtëpia 'Agnelli' ishte shtëpia dhe është akoma sot një nga pikat kyçe e marrëdhënieve midis Italisë dhe SHBA.

Mjafton vetëm një emër që lidh këtë Aleancë, është ai i ish -Sekretarit të Shtetit të SHBA Henry Kissinger dhe ti kupton se për çfarë po diskutojmë.

Para disa ditësh “La Repubblica“ dhe gazetarët e saj futën në krizë të vertetë sistemin politik në Gjermani.

Mjaftoi një fjali për SS dhe rolin e tyre në Luftën  e Dytë Botërore, që Partia ADF e ekstremit të djathtë te futej në një proçes autokritikë.

Kjo falë “La Repubblica“ fal gazetarëve dhe fal këtij Brandi të pëmasave botërore.

Është interesante se si Roma dhe aparati mediatik po ndihmojnë shqiptarët.

Kjo ka akoma më vlerë kur ajo vjen nga një media me prestigj të blinduar në arenën ndërkombëtare.

Goditja e madhe pa kthim u dha nga RAI.

Ajo goditi në zemër këdo në Itali, Shqipëri dhe padyshim komunitetin e madh mediatik kudo ai ndodhet.

Nuk dua të futem në madhështinë e politikanëve shqiptarë dhe në hallet që ata kanë me drejtësinë me shtetin dhe me Zotin.

Por kur ti akuzon RAI-në, “La Repubblica“, gazetarët e saj, besoj se ata kanë shkundur nga themeli propagandën që sistemi ka krijuar e ka manipuluar ndër dekada në trojet shqiptare.

Nuk ka fitore më të madhe për Shqiptarët dhe për Botën e Lirë.

Lufta për denigrimin e miteve shqiptare është një akt.

Është 'ABC' e gazetarëve trima që jetojnë në Perëndim./Pamfleti

lufta e perëndimit shqiptare