TAGS-AT E JAVËS

Forum27 Korrik 2025, 17:21

Lum ne për liderin që kemi: Harxhoi 4 mln euro për kopshtin në Kryeministri, zjarret shuhen me shkarpa

Shkruar nga Myslim Murrizi

Lum ne për liderin që kemi: Harxhoi 4 mln euro për kopshtin

Shkon në jug të Shqipërisë në darka mondane, herë me KM e Italisë Meloni, herë me ish-KM e Anglisë Blair dhe dy vitet e fundit me dhëndrrin e Presidentit Trump, Kushner. U tregon muskujt me fadroma e tritol qytetarëve që kanë ndërtuar me lejen e tij e me pagesë nën dorë para zgjedhjeve, duke ua prishur ndërtesat sapo u merr votat...

Për të zbukuruar kopshtin në Kryeministri ka harxhuar 4 milionë euro.

Nga taksat e shqiptarëve ka paguar 6 milionë euro për dy satelitë leshi që nuk e di njeri a janë apo jo gjëkundi.

Për t’u dukur si i “fortë” tek liderët europianë, sajon samite bombastike çdo vit në Tiranë dhe pret duke u ulur herë në gjunjë e herë në bythë para kamerave, për t’u dhënë dorën lloj-lloj karavidhe.

Pret me eskortë super të madhe, duke shoqëruar me motora policie dhe makina e furgona, kamionin që transporton halen e Presidentit të Emirateve të Bashkuara.

Shkon në jug të Shqipërisë në darka mondane, herë me KM e Italisë Meloni, herë me ish-KM e Anglisë Blair dhe dy vitet e fundit me dhëndrrin e Presidentit Trump, Kushner.

U tregon muskujt me fadroma e tritol qytetarëve që kanë ndërtuar me lejen e tij e me pagesë nën dorë para zgjedhjeve, duke ua prishur ndërtesat sapo u merr votat.

Harxhon mbi 200 milionë euro për AKSHIN dhe sorollat shqiptarët për çdo shërbim tek E-Albania.

Paguan nga taksat e shqiptarëve roje, makinë e karburant deri në 31 dhjetor 2025 për fundërrinat e KPK që bënë mut si surrati i tyre vettingun.

Dhe pastaj “shuan” zjarret me shtup, me fshesë apo me degë ulliri e gënjeshtrash.

Ky quhet shtet leshi.

Lini një Përgjigje