TAGS-AT E JAVËS

Forum26 Korrik 2025, 18:52

Kodi i ri Penal apo kodi i ri banal?

Shkruar nga Myslim Murrizi

Kodi i ri Penal apo kodi i ri banal?

Shumë “interesant” mu duk dhe heqja e dënimit të përjetshëm...

Duke parë disa propozime interesante në këtë propozim, u habita shumë që nuk e pasuruan edhe më shumë këtë Kod me disa dënime të tjera alternative.

Kur pashë që në Kodin e Ri Penal subjekti deri në moshën 21-vjeçare do të quhej i mitur apo adolescent, mendoj se propozuesit banalë duhet ta kishin rritur edhe këtë moshë dhe ta çonin deri në 35-40 vjeç, sepse kështu rritej edhe numri i “adolescentëve” kriminelë dhe ulej numri i të burgosurve për krime të “lehta” si vrasje, grabitje me dhunë, trafik lëndësh narkotike, organizata kriminale etj.

Por më kryesorja është që do të nxiste punësimet në sektorë të veçantë të administratës shtetërore, sidomos ku ka tenderime të “adolescentëve” 25-40-vjeçar, dhe askush nuk do të arrestohej më për korrupsion apo favorizime ose shkelje të barazisë në tendera, sepse të gjithë do të riedukoheshin si të “mitur” nga 1-2 vjet në shkolla riedukimi.

Shumë “interesant” mu duk dhe heqja e dënimit të përjetshëm, sepse lirimi me “kusht” i një të dënuari me burgim të përjetshëm është praktikisht heqje e dënimit me burgim të përjetshëm, sa kohë që të gjithë të dënuarit me këtë masë, që nuk besoj se janë më shumë se sa 100 të dënuar nga 5000-5500 të dënuar që ka Shqipëria, do të dilnin me kusht duke paguar.

Propozuesit banalë të Kodit të Ri Penal “duhet të heqin” patjetër si vepër penale edhe shpërdorimin e detyrës, korrupsionin aktiv, korrupsionin pasiv, pastrimin e parave produkt të veprës penale, mitmarrjen, mitdhënien, ndikimin e paligjshëm për të ushtruar influencë favorizuese etj.

Pastaj, pasi ta miratojnë këtë Kod të Ri Penal, këta fundërina banalë duhet të shkrinë edhe 12 prokuroritë rajonale me gjithë gjykatat, Prokurorinë dhe Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Lartë dhe të shkrinë e të fusin për riedukim të gjithë “adolescentët” e SPAK-ut dhe të GJKKO-së.

Nuk ka shërbim më të madh që qelbësirat që hartuan ligjet për “reformën” në drejtësi, që pastaj kapën të gjitha pozicionet drejtuese të kësaj drejtësie, që në fund të mandatit të tyre antikushtetues në krye të këtyre institucioneve, po i bëjnë me pagesë qelbësirave dhe krimit ordiner e të organizuar apo fundërinave të shqiptarëve që janë nëpër burgje ose në proces hetimi e gjykimi.

Ky është shkelmi i fundit dhe shërbimi i fundit që zagarët e Soros-it, ish-felliqësirat e regjimit komunist të viteve 1980-1990, po i japin drejtësisë shqiptare para se të largohen nga pozicionet e tyre drejtuese të “zaptuara” si fundërina në kundërshtim të hapur me Kushtetutën, që vemjet dhe spurdhjakët e politikës votuan nga frika si të tredhur me 140 vota në vitin 2016.Ky nuk është Kod Penal, por dalja në shesh e shpirtit të qelbur të juristëve banalë që u shërbejnë si qen të pshurrur krimit të organizuar dhe ordiner.

Lini një Përgjigje