TAGS-AT E JAVËS

Forum22 Nëntor 2025, 10:25

Ndre Mjeda, gur themeli i kulturës shqiptare

Shkruar nga Prof. Dr. Tonin Gjuraj

Ndre Mjeda, gur themeli i kulturës shqiptare

Mjeda mbetet gur themeli i kulturës shqiptare: një poet i finesës së jashtëzakonshme, një gjuhëtar i përkushtuar dhe mendimtar në kërkim të së bukurës dhe së vërtetës.

Të nderuar organizatorë, përfaqësues të institucioneve kulturore, studiues, mësues, nxënës dhe miq të letërsisë shqiptare!

Është kënaqësi dhe privilegj të jem sot mes jush në Kukël, në Kuklin e Mjedës, në këtë hapësirë të shenjtë të kulturës sonë, ku Qendra Muzeore “Ndre Mjeda”, e cila prej vitit 2012 mban statusin Monument Kulture i Kategorisë së Parë, na bashkon çdo vit për të nderuar jetën dhe veprën e njërit prej poetëve dhe mendimtarëve më të mëdhenj të kombit, Ndre Mjedës.

Edicioni i XX i Ditëve të Ndre Mjedës është dëshmi e një tradite të qëndrueshme, e një përkushtimi që vjen nga komuniteti, nga studiuesit dhe nga institucionet që e mbështesin këtë ngjarje me dashuri e përgjegjësi.

Mjeda mbetet gur themeli i kulturës shqiptare: një poet i finesës së jashtëzakonshme, një gjuhëtar i përkushtuar dhe mendimtar në kërkim të së bukurës dhe së vërtetës. Të mblidhemi këtu, në vendin ku ai jetoi, krijoi veprat e tij dhe la gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare, është një mënyrë për të rikthyer vëmendjen te rrënjët tona kulturore dhe për të ushqyer kujtesën tonë kolektive me vlerat që ai mishëroi.

Le të jetë ky edicion i XX një nxitje për të vijuar studimet mbi Mjedën, për të thelluar dialogun mes brezave dhe për të mbajtur gjallë frymën e tij humaniste e qytetare, për të qenë përherë e më shumë pjesë e frymës së gjuhës e kulturës që na përbën, shqipes.

Falënderoj organizatorët, studiuesit dhe të gjithë ata që punojnë çdo vit për të ruajtur dhe promovuar këtë trashëgimi të çmuar.

Ju uroj punime të frytshme dhe “Ditë të Mjedës” plot ide që realizohen!

Ndre Mjeda, gur themeli i kulturës shqiptareNdre Mjeda, gur themeli i kulturës shqiptareNdre Mjeda, gur themeli i kulturës shqiptare

Lini një Përgjigje