
Në vend që të flasin shqip, mbllaçisin fjalë si çamçakëz i stërpërdorur.
Në sallën e Parlamentit, shqipja po trajtohet si gjuhë e dushmanit që duhet asgjësuar me të gjitha mjetet.
Disa deputetë të rinj, me shumë pasion për kameran, por me shumë pak mirëkuptim për gjuhën e nënës, flasin një dialekt që as Google translate nuk e njeh.
Në vend që të flasin shqip, mbllaçisin fjalë si çamçakëz i stërpërdorur.
Kur ngrihen për të folur gramatika del nga salla, ndërsa sintaksa është dorëzuar që në hyrje te ushtarët e Gardës.
Prandaj, urgjentisht:
Kurs bazë: Si të ndërtosh një fjali pa shkaktuar të qeshura në sallën e Kuvendit!
Modul shtesë: Kryefjala nuk është gjithmonë unë
Praktikë: Kundrinori nuk është kundërshtari yt politik!
KKK
Kryefjalë, kallëzues, kundrinë!
Shembull: Deputeti flet në Kuvend.
Kaq e thjeshtë është.
???????????? eshte per te qare ne fakt ku kemi arritur, por e qara eshte teper per ta, nuk e meritojne!
Kwz t"ju kerkoje dokumentat e shkoles fillore dhe 9v8vjeçare, Se vertete nuk po i kupyome nje fa Jane deputet apo barinj delesh.
Keta Jane shqipefolesa ne thojza se shqipetre me komb nuk Jane. Jagodiste ne idelogji dhe ne veprimtar,besnike te perzemert. Crofter USSR