
Përfshirja politike e Celibashit në një hallkë teknike të dorëheqjes së Bashës, duket se është një investim tërësisht politik i tij dhe kjo është shqetësuese për seriozitetin e zgjedhjeve.
Ilirjan Celibashi ja ka dal të bëj politik procesin e regjistrimit të Parisë Demokratike në zgjedhje. Duke gërmuar të gjej “kleçka” teknike tek mënyra se si është dorëhequr Lulzim Basha, ai ja ka dal në fakt ti bëj një gjyq politikë PD zyrtare, pas dëshpërimit që shprehu publikisht që vula nuk i takonte Sali Berishës.
Në fakt do të mjaftonte deklarata e tij politike kundër vendimit të gjykatës për vulën e PD, që ai të kontestohej si komisioner. Por kjo nuk ka mjaftuar.
Tani gjithë energjitë e tij janë përqendruar se si ta lërë dhe PD zyrtare jashtë zgjedhjeve. Duke përdorur një autorizim që Basha autorizon Alibej pas dorëheqjes të kryej funksionet e kryetarit të partisë, këtë e konsideron mos dorëheqje të Lulzim Bashës dhe këmbëngul që Basha të ketë emrin në fletën e votimit. E gjithë kjo vetëm që Berisha tu thotë “foltoristëve”: E patë nuk ka ikur ndaj dhe unë nuk ika.
Lulzim Basha nuk do ta ketë emrin si kryetar në fletë votimi se nuk është realisht kryetar . “De facto” Lulzim Basha është dorëhequr. Ai është larguar nga jeta politike e partisë dhe partia drejtohet nga Enkelejd Alibej,. Ka shumë praktika të jetës publike që provojnë se Alibej përfaqëson PD zyrtare me kompetenca të plota. Ai është pranuar nga institucionet shqiptare dhe të huaja si i tillë. Atë njeh Presidenti qeveria, dhe vet Berisha si rival. Përfaqësitë e huaja kontaktojnë atë për kryetar partie, ai është në krye të grupit parlamentar të PD dhe e përfaqëson atë në çdo aktivitet publik në qendër dhe rrethe.
Procesi i dorëheqjes është politik dhe publik. Dhe ky proces ka ndodhur dhe është i verifikueshëm.
Alibej ka një vit që shtron pa pengesa dhe pa kontestime detyrën e kryetarit të PD.
Përfshirja politike e Celibashit në një hallkë teknike të dorëheqjes së Bashës, duket se është një investim tërësisht politik i tij dhe kjo është shqetësuese për seriozitetin e zgjedhjeve.
E di që formalisht mund të kapet tek ideja se Gjykata ka rikthyer Lulzim Bashën kryetar, dhe mund të përdor pa mëshirë procedurat dhe afatet për ta lënë pa regjistruar edhe PD zyrtare në zgjedhje, por thjeshtë duhet të jemi të qartë se nuk është duke bere punën e komisionerit, por atë të një “folkloristi” të dëshpëruar pse gjykata nuk ua dha vulën atyre. Po tua kishte dhënë atyre do na e kishte kursyer gjithë këtë skurpulozitet procedural. Tani thjesht do ti provoj të gjithëve atë që ka paralajmëruar Berisha se “Rama do përjashtoj PD nga zgjedhjet”. Me duart e njeriut të Berishës.
Lini një Përgjigje