Forum23 Maj 2023, 13:29

Po ku ka grekë në Himarë, o ditëzinj! Një palaço si Fredi Beleri s’mund të shkelë sovranitetin e vendit

Shkruar nga Spartak Ngjela
Po ku ka grekë në Himarë, o ditëzinj! Një palaço
Spartak Ngjela

Sipas shenjave politika e lartë greke ka frikë se mos Beleri, nën arrest, pranon që paratë për të blerë votat ia ka dhënë qeveria greke. E bukur do të jetë po të dalë kjo. Por edhe e turpshme, sigurisht.

Çfarë ka kështu qeveria e Greqisë që na qenka shqetësuar kaq shumë për arrestimin e një individi të zakonshëm qe quhet Beleri dhe që ka shkelur ligjin penal shqiptar? Pse me thirrje qesharake do lirohet një kriminel nga burgu?  E dinë këta që Shqipëria është shtet sovran, dhe SPAK-u nuk ka lidhje me qeverinë shqiptare?

Por... Sipas shenjave politika e lartë greke ka frikë se mos Beleri, nën arrest, pranon që paratë për të blerë votat ia ka dhënë qeveria greke. E bukur do të jetë po të dalë kjo. Por edhe e turpshme, sigurisht. Po ku ka grekë në Himarë, o ditëzinj!!

Aaa, po, ka të blerë si Beleri... Dhe kjo është qesharake.

Por të shohim nga i ka marrë paratë ky Beleri. Sepse shenjat e acarimit të qeverisë greke tregojnë frikë për pagesën. SPAK-u e ka në dorë. Prandaj do presim. Por, prokurori i Prokurorisë së Posaçme, a do ta pyesë së kush e ka financuar dhe për kë ka punuar një palaço antishqiptar që ka blerë vota në Himarë?

Sigurisht që po... Por, për faktin që e kanë arrestuar, shenjat janë se kanë prova nga kush është financuar i arrestuari. E pra, "këtu fle lepuri", thonë shumë bukur në  Gjirokastër për një çështje të fshehur.

Prandaj të presim.

spartak ngjela arrestimi i belerit