TAGS-AT E JAVËS

Forum23 Shtator 2025, 10:48

Pse Berisha kërkon të duket më radikal se Donald Trump

Shkruar nga Enver Robelli

Pse Berisha kërkon të duket më radikal se Donald Trump

Sot, figura të harxhuara politike si Sali Berisha dhe Fatmir Mediu na e stilizojnë një ekstremist të djathtë amerikan (fatkeqësisht të vrarë!) si hero të lirisë së fjalës. Por ai nuk ishte i tillë.

Ku shihet mjerimi i opozitës shqiptare? Atje ku krerët e saj (krerë u thënçin!) përpiqen të duken më radikalë se Donald Trumpi. Atje ku, duke e imituar, madje tentojnë ta tejkalojnë me marrëzi. Sot, figura të harxhuara politike si Sali Berisha dhe Fatmir Mediu na e stilizojnë një ekstremist të djathtë amerikan (fatkeqësisht të vrarë!) si hero të lirisë së fjalës. Por ai nuk ishte i tillë.

Ky njeri përhapi gënjeshtrën se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin manipuluar. Nuk ishin! Ai mbështeti sulmin kundër Kapitollit, tempullit të demokracisë amerikane, dhe u mburr se kishte dërguar “80 autobusë me patriotë në Washington për të luftuar për presidentin”. Ndërkohë, vetë nënpresidenti republikan ishte distancuar nga kjo orgji dhune.

Qëndrimet e aktivistit ekstremist ishin hapur antisemite, kur shpërndante teori konspirative se “donatorët hebraikë” financojnë “politikën e kufijve të hapur, politikën neoliberale dhe kuazi-marksiste”.

Me këtë opozitë që glorifikon ekstremistë të largët në vend që të ofrojë alternativa për qytetarët që i ka afër Shqipëria vështirë se mund të shpresojë për ndryshime pozitive apo rotacion pushteti pas katër vitesh. Shqiptarët kanë halle të tjera.

Hallet e tyre janë ekzistenciale: fshatra të tëra po zbrazen, nataliteti po bie, vendi po zbrazet njësoj si shumë shtete të tjera të Ballkanit. Shqipërisë nuk i duhen “beteja kulturore”, as beteja për lirinë e fjalës sepse ajo është aq e pakufishme, sa politikanët akuzojnë njëri-tjetrin për krimet më të mëdha të mundshme pa asnjë pasojë.

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Për një të vdekur nga një akt i pastër terrorist, nuk flitet kështu. Nuk i bëhet biografia. Ishin të drejta, të barabarta apo të diskutushme zgjedhjet në SHBA i ndjeri kishte mendimin e tij. Fitorja plebishitare e mikut të tij Presidentit Tramp në mandatin e tij të dytë, ngre dyshime se humbja në 2020 kalonte edhe nëpërmjet grabitjes edhe nëpërmjet marifeteve të radikalëve të majtë me në krye XH.Soros.

    Lini një Përgjigje

    Forum