TAGS-AT E JAVËS

Forum 8 Gusht 2025, 11:30

Pse Edi Rama nuk ka lidhje as me Shqipërinë dhe as me popullin shqiptar?!

Shkruar nga Pamfleti

Pse Edi Rama nuk ka lidhje as me Shqipërinë dhe as me popullin

Kjo është rrjedhojë e ekzistencës politike të Sali Berishës.

Asgjë e re nga fronti i çështjes kombëtare Shqipëri; Kosovë.

Dhe kjo flet për dyshim të lidershipeve dhe jo për paaftësinë e tyre.

Të jesh apo të mos jesh patriot për vendin tënd si çështje për një kryeministër, është thelbi i një sistemi politik...

Pas kësaj nuk ka më as pyetje dhe as besim për kryeministrin aktual të Shqipërisë, i cili kuptohet se nuk ka lidhje as me Shqipërinë dhe as me popullin shqiptar.

Por a është në armiqësi me ta?

Jo, nuk se është në armiqësi, por nuk është ende Shqipëria në perspektivë historike. Dhe kjo nuk është pak.

Atëherë?

Kjo që po kalojmë është një kohë pa perspektivë, por jo një kohë antikombëtare.

Por kështu do të rrimë?

Kjo është rrjedhojë e ekzistencës politike të Sali Berishës.

Domethënë është qenia politike si kryetar i Partisë Demokratike që ka Sali Berisha, shkaku i staniacionit të Shqipërisë?

Po, sigurisht; dhe po të vijojë të jetë kështu ky formacioni politik, sa të jetë Saliu në krye të Partisë Demokratike; zgjedhjet në Shqipëri do t’i fitojnë gjithmonë socialistët.

spartak ngjela

Lini një Përgjigje