TAGS-AT E JAVËS

Forum 7 Gusht 2025, 15:20

Shqiptarët përballë demonit serbo-sllav!

Shkruar nga Azgan Haklaj

Shqiptarët përballë demonit serbo-sllav!

Diaspora duhet të ftohet të vihet në pozitat që i takon. Ç'do shqiptar sot o kurrë duhet të kthehet në misionar, në çlirimtar.

Ngjarjet në vijimësi sidomos pas pavarësimit të Kosovës kanë treguar se Serbia ka thurur skenare të vazhdueshme për të provokuar dhe penguar përparimin e faktorit shqiptar në Ballkan.

Nëse deri dje këto skenare ishin të fragmentarizuara sa në Kosovë, më vonë në Maqedoni e pastaj në Mal të Zi tani sulmi është frontal, ballë për ballë e pa dorashka.

Banjska e sistematikisht provokimet luftënxitëse në Mitrovicën e Veriut pas intensifikimit të luftës në Ukrainë u kapilarizuan në të gjitha trojet etnike shqiptare.

Aktet kriminale haptas shtetërore të Radojçiçit u pasuan sistematikisht të drejtuara nga BIA serbe për te ardhur deri tek dhunimi i flamurit kombëtar apo shtatores së Gjergj Kastriotit (Skënderbeu) te klithmat histerike antishqiptare në ndeshjen sportive të Kumanovës, apo tek linçimi i zv/Kryeministrit të Malit të Zi Nik Gjeloshaj nga Presidenti i frustuar e i korruptuar i republikës fqinje!

Kjo situatë natyrisht nuk është rastësore dhe nuk përcipitoi për një ditë.

Është rikthim i hapur në tezat dhe praktikat antishqiptare akademike të Vasa Çubriolloviçit.

Situatës së ndjerë që po krijojnë serbët në Ballkan veçanërisht me theks antishqiptar i ka ndihmuar dhe situata kaotike globale dhe indiferenca e Europës të cilën serbët mundohen ta kthejnë në favorin e tyre.

E për më tepër kur këtij zjarri antikombëtar shqiptar i fryjnë vetë disa pseudo lider si Albin Kurti i cili nga megalomania neomarksiste në mos edhe me keq u bë pjesë e këtij skenari që kur ju kundërvu palcës politike shqiptare patriotike të përfaqësuar nga Ali Ahmeti.

Edhe VLEN-it që jo vetëm nuk vlen por "vlen" për fasadë të shovinizmit serbo-maqedonas tashmë i ka rënë kallaji...!

Edhe më skeptikët e kanë të qartë se goditja e Ali Ahmetit apo edhe e Hashim Thaçit dhe drejtuesve të tjerë të UÇK-së nuk ishte okazion inkursioni ndaj një personi por strategji për të goditur në zemër thembrën e Akilit të lirisë së trojeve tona etnike, UÇK-në!

Por a kanë shpresë për avancim të mëtejmë shovinistët serbo-maqedonas?

Besoj dhe shpresoj se jo.

Shqiptarët janë jo vetëm autoktonët e këtij gadishulli prej lashtësie të dëmtuar nga ardhacakët e Uraleve por janë aleatët kryesor të perëndimit e SHBA-së!

Ky është fakt me rrënjë të thella te historia.

Por të mjaftohesh vetëm me këtë fakt ndonëse i pamohueshëm është e pamjaftueshme dhe një gjumë letargjik mbi dafina.

Sot lipset si asnjëherë jo vetëm vigjilencë, mendje kthjelltësi, strategji e diplomaci e koordinuar mbarë shqiptare.

Diaspora duhet të ftohet të vihet në pozitat që i takon.

Ç'do shqiptar sot o kurrë duhet të kthehet në misionar, në çlirimtar.

Dhe fuqia e ndërgjegjja nacionale nuk na mungon.

Është në genin e historinë tonë.

Tubimi i sotëm në Prishtinë në mbështetje të prijësve të UÇK-së le të shërbejë si pikënisja.

Rruga e vetme e jona është përballja pa kompromis me të keqen që ka mbjellë e po mundohet ta korrë serbo-sllavizmi.

Lini një Përgjigje