TAGS-AT E JAVËS

Forum11 Nëntor 2024, 17:56

Pse hesht Ambasada e SHBA për “Noc Rrokun” e Edi Ramës?

Shkruar nga Myslim Murrizi

Pse hesht Ambasada e SHBA për “Noc Rrokun” e Edi Ramës?

A mund të më shuash një kureshtje mua si qytetar shqiptar se cili prej këtyre tre personave të nderuar e ka “pseudonimin” Noc Rroku që kryeministri Rama e deklaroi si i vetmi “aset" që ka sjellë Amerika në Shqipëri?

E nderuar Zj.Nancy e ngarkuara me punë në Ambasadën e USA në Tiranë

Meqenëse kryeministri Rama deklaroi publikisht se Amerika ka sjellë vetëm Noc Rrokun në Shqipëri në 11 vitet e qeverisjes së rilindjes dhe ju nuk reaguat e nuk belbëzuat asnjë fjalë para zgjedhjeve në SHBA për këtë deklaratë sepse shpresonit të fitonte kandidatja e Noc Rrokut Zj.Qamile Harris, sot gati një javë pas zgjedhjeve shoh që heshtni përsëri.

Pas asaj deklarate të kryeministrit Rama ju pyeta publikisht se kush ishte dhe çfarë funksioni kishte në USA Noc Rroku dhe kush e kishte sjellë në Shqipëri e çfarë kishte bërë Noc Rroku për shqiptarët, por nuk pashë asnjë reagim tuajin apo të Ambasadës për Noc Rrokun që deklaroi Rama.

Nga kërkimet në faqen e qeverisë Rama dhe të Ambasadës Amerikane gjatë 11 viteve të pushtetit të Ramës pashë që personat që kanë ardhur më shpesh në Shqipëri dhe që janë të preferuarit e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij ishin këta të tre në foto, pra Alexi shumë herë dhe Xhorxhi me Blinken kitaristin nga një herë.

Po munde Zj.Nancy a mund të më shuash një kureshtje mua si qytetar shqiptar se cili prej këtyre tre personave të nderuar e ka “pseudonimin” Noc Rroku që kryeministri Rama e deklaroi si i vetmi “aset" që ka sjellë Amerika në Shqipëri?

E nderuar Zj.Nancy

Po pate kohë shihi me kujdes dhe pyet andej nga Departamenti i Shtetit se kush është Noc Rroku nga këta të tre që ne qytetarët e thjeshtë ta “respektojmë” ashtu siç e meriton të respektohet Noc Rroku sidomos kur na e evidenton kryeministri Rama.

Po munde e nderuar Zj.Nancy pyet para datës 20 janar 2025 se pastaj kam merak se mund të ketë shumë Noc Rrok në administratën e vendit tuaj e nuk do mundesh ta gjesh dot kurrë se kush është Noc Rroku që përmend Rama dhe do ngelet pa ia vlerësuar shqiptarët “meritat”.

Edhe po nuk e gjete dot ose po nuk ta treguan nuk ka problem por thjesht për kureshtje e kisha se më bëri përshtypje shumë heshtja juaj, por pas datës 20 janar të gjithë Noc Rrokët që kanë ardhur në Shqipëri gjatë qeverisë Rama, Noc Rrokun do marrin si shpërblim do marrin si nga Presidenti Trump besoj dhe nuk do ketë më nevojë ta veçojmë se për cilin Noc Rrok konkretisht e kishte fjalën vëllai i njërit prej Noc Rrokëve amerikan zoti Rama se mesa mendoj Noc Rrokun do marrin të gjithë miqtë Noc Rrokistat e Ramës në USA.

Lini një Përgjigje