TAGS-AT E JAVËS

Forum21 Shtator 2025, 19:33

Pse ka frikë Saliu të futet në garën për Bashkinë e Tiranës?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Pse ka frikë Saliu të futet në garën për Bashkinë

Komedi e një arsyeje qesharake do të jetë arsyetimi i Saliut, nëse ai nuk do të pranojë të futet në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit të Shqipërisë.

Do hyjë Saliu në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Jo, nuk besoj se mund të hyjë; sepse ka frikë nga rezultati i thellë i humbjes.

Ku ka vota në Tiranë Saliu dhe Partia Demokratike!

Fare.

Po si do ta arsyetojë Saliu mospjesmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet për kryetarin e kryeqytetit?

Që ai do të nxjerrë një shkak qesharak, kjo dihet. Por pyetja është kjo: si e durojnë komedinë Sali strukturat e larta politike të Partisë Demokratike? Edhe kjo dihet tani.

Komedi e një arsyeje qesharake do të jetë arsyetimi i Saliut, nëse ai nuk do të pranojë të futet në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit të Shqipërisë.

Ta shohim.

Po nëse cakton një kandidat.

Humbje të thellë do të ketë PD. Kështu i dalin sondazhet.

Por prandaj Saliu nuk do të hyjë në zgjedhjet e Tiranës dhe do nxjerrë një shkak qesharak.

Frika e frikës sime - thotë Saliu - ma shtoni kaq shumë frikën sa, gjithë frikë, unë nuk do të futem në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Ja, kjo është arsyeja reale e Saliut.

Atëhere? Asgjë...

Do të jemi në vijimin e komedisë Berisha.

Të presim, sepse...

Mbase nuk do ta shohim dot edhe këtë komedi të Saliut, me arsyetimin e tij për humbjen e pritshme të Partisë Demokratike në këtë proces zgjedhor; dhe Partia Demokratike hyn në këto zgjedhje.

Kjo do të ishte pozitive për historinë demokratike të Shqipërisë, sigurisht.

1 Komente

  1. I
    Ismet malo

    Po' nuk e do populli saline i sigurte qe ai do te humbi Pastaj do thote qe mi vodhen votat sic e ka bere edhee pare pa diskutim ashtu do thote pik Ki

    Lini një Përgjigje

    Forum