TAGS-AT E JAVËS

Forum23 Prill 2025, 14:34

Pse 'mjeshtëri' i fushatave elektorale po bën gafa të përditshme?

Shkruar nga Klodian Tomorri
Pse 'mjeshtëri' i fushatave elektorale po bën gafa të
Edi Rama

Dy gjëra janë. Ose është i bindur për fitoren dhe marzhin e madh të diferencës, që ka me kundërshtarin dhe thotë çfarëdo që të bëj unë fitorja është e imja, ose po gabon se është në presion ngaqë nuk i dalin numrat mirë.

Është shumë e çuditshme ajo që po ndodh në këtë fushatë.

Edi Rama ka qenë një mjeshtër i fushatave elektorale. Ndër të rrallët që paketonte dhe shiste asgjënë për të fituar zgjedhjet.

Por këtë herë është duke bërë gafa fatale. Jo lapsuse, por gafa dhe të përditshme madje.

E nisi që në ditën e parë me një gafë. Ajo tallavaja në qendër nuk e shet dot asgjënë. Përkundrazi. Por nuk e ndali me aq.

Vazhdoi duke ofenduar segmente të tëra të elektoratit. Nga burrat cyrykë, tek fëmijët autike, gratë me dashnore, fotot nudo etj etj. Këto janë gafa me gjakderdhje elektorale.

Një familje, qe ka një anëtar autik nuk ka si të mos ndihet e ofenduar. Dhe pyetja që do i bëje vetes kur të shkojë tek kutia është shumë e thjeshtë; Do votoj për këtë që me ofendon dhe tallet apo do votoj për kundërshtarin, bashkeshortja e të cilit ka një jetë që u përkushtohet vullnetarisht femijëve autike?

Një burrë kur të shkoj tek kutia e votimit do bejë të njëjtën pyetje. Do votoj për njerin që me thotë cyryk apo për një tjetër që nuk më ofendon?

Në një vend gjysmë normal, një udhëheqës që do kishte bërë gjysmën e këtyre gafave në fushate kishte mbaruar punë me zgjedhjet dhe karrierën. Por në Shqipëri ka tjetër realitet.

Tani çeshtja shtrohet se pse po i bën Rama këto? Sepse ky nuk është Rama normalisht.

Dy gjëra janë. Ose është i bindur për fitoren dhe marzhin e madh të diferencës, që ka me kundërshtarin dhe thotë çfarëdo që të bëj unë fitorja është e imja, ose po gabon se është në presion ngaqë nuk i dalin numrat mirë.

Une nuk e di se cila nga këto është dhe jam shumë kurioz ta di. Por ajo që di është diçka tjetër. Nëse Rama po bën gafa, Partia Demokratike po bën fushatën e saj më të mirë që ka bërë ndonjeherë. Sali Berisha po bën më mirë edhe se në 2005-ën.

Po ta vësh re, fushata e PD-së nuk ka as sherr, as përplasje, as ofendime. Por ka vetëm një gjë. Pensioni 200 euro, rroga 1200 euro, minimumi jetik 200 euro, fermeri kaq subvencion.

Ky është mesazhi që thotë çdo ditë Sali Berisha. Ky është i vetmi rast kur përsëritja çdo ditë e të njëjtave gjera nuk të bën të bezdisshëm, por të jep pikë.

Ajo që po më bën përshtypje tjetër është dhe fakti se opozita nuk po bie në kurthin e provokimeve që bën Rama. Jo tentativa për kafe me Vrenozin, jo merr ca nga këta të Ilir Metës dhe i nxjerr si shollë kepuce të bëjnë fushatë për të, jo Zegjinetë që gjen nëpër Shqipëri. Fare.

Opozita po ka vetëm një fokus. Pensioni, rroga, fermeri, spitalet. Dhe kjo duket dora e La Civites.

A do të mjaftojë kjo strategji që opozita të marrë një rezultat të mirë në zgjedhje? Këtë do ta shohim, por është rruga më e mirë. Në mos e vetmja.

edi rama gafat

Lini një Përgjigje