TAGS-AT E JAVËS

Forum 4 Tetor 2025, 22:51

Pse PD nuk gjen dot kandidat për Bashkinë e Tiranës?!

Shkruar nga Artan Fuga
Pse PD nuk gjen dot kandidat për Bashkinë e Tiranës?!
Berisha duke dalë nga selia e PD

Për turp të Zotit, shpikin teori se jo nga shoqëria civile, jo nga shoqëria ushtarake...

Është e qartë se përse opozita nuk gjen dot një kandidat për kryetar të bashkisë së Tiranës!

Tenorët kryesorë të saj nuk kanë këllqe të mbledhin elektoratin demokratikas dhe përtej tij, qytetarin e Tiranës, ndaj i bëjnë bisht.

Duket se në vend që ai që caktohet kandidat të konsiderojë se po e vlerësojnë; kam informacion që te disa qarkullon frika se po të thonë kandido duket se dikush ta do të keqen, të të heqë qafe!

Më kryesorja është se ai që do të kandidojë, më thonë, ka ndrojtje se të tjerët nuk do ndihmojnë sinqerisht, ca nga mosbesimi që kanë, ca se përtojnë, ca se ohuu, secili për vete në këtë botë.

Por, ka edhe më kryesore: Po të shkosh ndonjërit ose ndonjërës që mund të ishte kandidat ose kandidate dhe t'i thuash hidhu, poqese është tashmë deputet ose deputete është njësoj sikur ta vrasësh, ta kafshosh, t'i shkulësh flokët. Unë tani u futa deputete ose deputet, ngroh karrigen, xhepin, zemrën, egon, ti më thua të heq dorë nga të gjitha këto dhe të shkoj në një betejë të humbur.

Ka ca që nuk e kanë idenë as të pushtetit lokal, as të demokracisë lokale, as të urbanizmit, ç'a të thonë në fushatë: Apo do hapim tarraca në Dajt?

Etj. etj. Nëse nuk më besoni, nëse gjejnë një deputet dhe e vendosin kandidat për kryetar bashkie, unë heq dorë nga këto!

Por nga që askush nuk pranon, për turp të Zotit, shpikin teori se jo nga shoqëria civile, jo nga shoqëria ushtarake.

Në fund do të gjejnë dikë që quan fitore vetëm se iu zu emri në gojë, u riciklua, ose meqë hap i parë edhe dështimi nuk dhemb, mund ta përdorë në CV si arritje në karrierë!

Çfarë trishtimi!

1 Komente

  1. A
    Arbër

    Kandidati që do zgjedhin është shah mat që në nisje: nëse humbet i shkatërruan karrierën politike( do tallin bythën me të vetë PD siç po bën me Këlliçin), nëse fiton kryetar i bashkisë të Tiranës bëhet Saliu! Prandaj nëse dikur Saliu zgjidhte të vriste Arben Brocin për të marrë pushtetin,Azem Hajdarin për të rimarrë pushtetin,Sokol Olldashin për të mos humbur pushtetin ( në PD), tani nuk ka se kë të dërgojë në vetvrasje ( politike)! Në librat e shenjtë thuhet " i gjalli me të gjallët", po bëjmë sakrilegj duke marrë me PD, ajo ka vdekur....

    Lini një Përgjigje