Përderisa kryeministri Edi Rama tha se ‘po e vëmë Elisën që nuk i pushon goja’, duket se vetë ‘krijuesi’ i saj ka kuptuar kutinë bosh.
Sepse e keqja nuk të vjen si surprizë kur vjen nga Elisa.
Kjo është përgjigja më e thjeshtë. Elisa ishte dikur në ‘botën e përrallave’, kur e pat vendosur Jozi aty, por doli nga përralla dhe i zuri karrigen Jozit. Tani si Jozi edhe Elisa janë në tregun publik me të njëjtën njollë:
Jozi ka bërë një dasmë me gjysmë milioni euro në një vilë të pableshme në Itali. Ndërsa Elisa ka bërë rrushekumbulla fondet publike për të paguar këshilltarë nepotikë, parapëlqyes, Bigbradhistë, përputhistë, analistë, rrondokopë në Kuvend.
Pastaj numërohen njëmijë arsye pse të vjen e keqja nga Elisa. Në Shkodër ku ajo u njoh për herë të parë me njerëz, thonë se ‘duhet me kenë rod që mu ba rod’. Kur vjen nga hiçi mund të bësh çdo hiç.
Në Shkodër kishte njohur edhe djalin e Becit dhe e bëri këshilltar me 1.8 mijë euro në muaj. Sikur nuk kishte Beneti. Në Tiranë kishte mentor fjalimesh Lorenc Vangjelin, analist. Edhe ky me 1.800 euro për qejf. Jozi, sipas saj, do të thoshte ‘nga djali i Becit te analisti i leshit’.
Gjithsej u bënë 400 milionë lekë nga arka e shtetit, për qejf.
Tani Elisa Spiropali, pasi ka shkelur mirë e mirë mbi nderin e Kuvendit, ndodhet në krye të Ministrisë së Jashtme. Aty është vënë si në shkallë të dytë për ta zbritur në shesh. Përderisa kryeministri Edi Rama tha se ‘po e vëmë Elisën që nuk i pushon goja’, duket se vetë ‘krijuesi’ i saj ka kuptuar kutinë bosh. Në Ministrinë e Jashtme nuk mund të jesh një ‘njeri që s’i pushon goja’, por një njeri që nuk i pushon mendja dhe heshtja.
Të keqen më të madhe ia bëri ‘krijuesit’ të saj. Edi Ramën e kishte quajtur dhe i thurte vjersha si ‘Skënderbe’. Qe një moment që e quajti edhe ‘qershi mbi tortë’, neveri! Do ta quante ‘Alexander the Great’, por nuk kishte dijeni për atë. Paul Valery, eseist e poet francez pat thënë: “Nëse dikush të lëpin këpucën, shtypja kokën para se të të kafshojë!’.
Elisa bëri komplot pas shpinës së Edi Ramës.
Elisa, në fakt kafshoi, e bëri dëmin. Maxhoranca socialiste sapo deklaroi se ‘nuk ka vend për nepotikët, nuk ka vend për familjarët, nuk ka vend për korrupsionin’, as për kokëboshët. Po Elisa i kishte bërë të gjitha në heshtje. Elisa e kishte bërë më keq se Monika. Atëherë çfarë bëri Monika me buzët e mollëzat, që po shkon në burg?... Shikoni Elisën, jo një zyrtare e lartë e shtetit, por një kokërr mollë e showbiz-it duket.
Ishte ngrënë edhe me Sali Berishën, por derisa uli gjërat në karrigen e Parlamentit, pastaj heshtje. Saliu mund t’i thoshte: ‘Nuk bëhet luftë me të keqen, o Elizë, kur edhe vetë je zhytur!’. A ishte mike apo armike e Saliut dhe korrupsionit? Servilët u ngjajnë miqve si ujqërit qenve.
Elisa ka pasur gjithnjë një të drejtë dhe një mençuri: Ka përdorur servilizmin si tharësen e flokëve: Vu-vu-vu!. Servile me atë lart, arrogante me rrafshin e poshtë. E mësoi shpejt se ‘Servilizmi është shoqërues i fatit të madh’. Paç fatin e servilit!, do të thoshte edhe vetë Saliu..., jo Saadiu.
Po e keqja që bën?! Që në fillim të legjislaturës, maxhoranca europianiste e vendit tonë, duhet të mbajë mbi kurriz mëkatet e Elizës. Artur Shopenhauer pat thënë: ‘Mos ia fërko kokën skllavit se të zbulon bythën!’. (E shkrova siç e ka thënë vetë filozofi i madh, ndryshe nuk do të guxoja se duket si banale).
Je i mdh Z.Frrok. Nuk është lëpirje. E fillove me këtë 'Mamicën' vazhdo me Balluken , me Ogertën, me kryetarët e disa komisioneve parlamentare ish ministra e me dosje në SPAK. Je ish themelues i shtypit pluralist dhe për njohjet që ke në zhvillimet politike në kohë reale je 'arkivë e gjallë'e pa arkivuar. Miqësisht të sygjeroj: mos ja begenis më studjon Sokol Ballës. Nuk është Ai niveli yt, por besoj as ai nuk do të ftoj më në studjo, se e kupton që po filloi gazetari dhe katoliku Frrok Cupi, siç fillove me Elisën do hapesh majtas dhe djathtas nga kokët te këmbët, dhe në fund do ti drejtohesh "Diellës": "Zadrima dhe malsia i ka gjallë çikat". edhe gazetarët edhe poetët edhe politikanët edhe ekonomistët edhe teknikcienët edhe profesionistët edhe trimat edhe patriotët. Në fund do ti thuash Z.Rama këtij shqytarit që na tregon rrugën për në Europë, kur na ka sorollatur plot 12 vjet në kodra pas bregut.
Po pse ti Frrok çfarë je ? Si ndihesh ... vërtet mendon se je ndonjë farë intelektuali ? Mendon se je ndonjë burrë parimor, apo thjesht një legen tërësisht i paaftë që ka 200 vjet që bredh hu e me hu ? Ti je thjesht një matrapaz , dhe për më keq je edhe tërësisht i paaftë ne konceptim dhe artikulim !
E bukur!!
Frroku i zgjuar duket nuk i pelqen Spiroja i pelqen vetëm pali. Zot shyqyr që se ka problem me vjehrrin e Spiros.
That’s nice article.