TAGS-AT E JAVËS

Forum12 Shtator 2023, 16:12

Raportet e mjekësisë ligjore si mburojë për kriminelët!

Shkruar nga Mentor Kikia

Raportet e mjekësisë ligjore si mburojë për kriminelët!

Por, mesa duket, një copë letër e mjekut ligjor, e lëshuar në ndonjë kafene pranë gurores, ka mjaftuar që prokuroria të lajë duart para këtij turpi të madh publik.

Skena që pamë në javën e parë të Korrikut në Fushë Krujë, na shokoi të gjithëve. Një fis barbarësh sulmoi dy njerëz që kishin guxuar të denonconin aktivitetin e tyre ekonomik të paligjshëm, që po shkatërronte fshatin. Historia dihet tashmë… E reja është se prokuroria këtë e ka cilësuar si plagosje të lehtë, sepse mjeku ligjor ka thënë se të plagosurit, kanë humbur aftësinë për punë vetëm për 9 ditë.

Neni 89 i Kodit Penal parashikon këtë masë për “plagosjen e lehtë”: “Plagosja e kryer me dashje, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”.

Raportet e mjekësisë ligjore, në fakt janë alibia më e mirë për ti shpëtuar ndëshkimit të ligjit. Këta mjekë ligjorë kanë nxjerrë nga burgu një trafikant ndërkombëtar droge, sepse kishte kancer në gishtin e këmbës. Në mënyrë të vazhdueshme, raportet e mjekëve ligjore “ekzaminonin” si të sëmurë mendorë vrasës të rrezikshëm duke i lidhur nga fajet e rënda e duke i hedhur sërish në rrugët e krimit.

Ata kanë nxjerrë vrasës nga burgu, sepse burgu u bën keq për mushkëritë apo u sjell shqetësime për shëndetin mendor….Nuk ka asnjë habi që atë dhunë shtazarake, me hunj, shkopa bejsbolli e armë dhe njerëz që përfunduan në spital në koma, e konsiderojnë plagosje të lehtë.

Por ka shumë arsye që ata njerëz duhet të përballen me ligjin në mënyrën më të rreptë:

Ata e filmuan skenën për ti përdorur pamjet si mjet shantazhi ndaj të gjithë të tjerëve që do të guxonin të denonconin.

Ata e kishin sfiduar shtetin, duke vënë në komandë një postë policore që ishte shndërruar në çirake e këtij fisi.

Forca e tyre buronte nga mbështetja që i jetë kreu i fisit, që mbante mandatin e deputetit.

Por, mesa duket, një copë letër e mjekut ligjor, e lëshuar në ndonjë kafene pranë gurores, ka mjaftuar që prokuroria të lajë duart para këtij turpi të madh publik.

kriminele raport mjekesor dhune

Lini një Përgjigje