
"Edi Rama kishte një pasuri rreth 200 milionë dollarë e cila kavërdisej nga i vëllai Olsi Rama, nëpër ofshorë dhe në USA…" Prekeshin edhe politikanë të tjerë në episode të ndryshme. Mesazhi i fortë u bë publik dhe duket se mjaftoi.
Edi Rama nuk e ka dashur Reformën në Drejtësi.
Ka qenë për një periudhë të gjatë kundër saj.
Presionet e aleatëve bindës e kanë thyer dhe ndodhi që… e themi më tej.
Me telashet zgjedhore alla dushk në vitin 2001 trysnia ndërkombëtare solli president të dakortësuar, Alfred Moisiun, me mandate nga viti 2002 në 2007 dhe më pas u bënë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, në harkun e dy viteve.
Në vitin 2004 trashja korruptive dhe kriminale e qeverisjes dhe institucioneve mundësoi krijimin e Prokurorisë dhe Gjykatës për Krime të Rënda. Një strukturë e re me vullnet i ri, rezultate konkrete të ndjeshme.
Qeverisja e PD me një grafik cilësor në mandatin e parë u zbeh në të dytin. Në vitin 2013 Edi Rama bëhet Kryeministër. Drejtësia ishte shëndoshur, krimi e korrupsioni i pranishëm, po merrte më tepër terren. Sërish sistemi në polici, prokurori, gjyqsor, kërkonte ndërhyrje serioze. Partnerët menduan se lypsej një reformë në drejtësi me duar larg nga pushteti.
Por
Por
Shejtani fshihet në detaje
Detajet bëjnë diferencën
Reforma kërkohej prej shumë vitesh. Aktorët politikë nuk është se kanë qenë dashamirës dhe kontribues, por e kanë zgjatur deri në limite kohore. Ashtu ka ndodhur edhe me reformën e fundit në drejtësi votuar në 2016, por e nisur shumë vite më parë.
Një miku im profesionist i mënjanuar partive angazhohej në projekte me të huajt për Shqipërinë.
Në vitin 2010 e thërret një diplomat i një shteti të rëndësishëm, ndër miqtë e tij me bashkëpunim të hershëm. Një ambasador me shumë peshë.
Duam që të angazhohesh në një projekt thelbësor për vendin i thonë. Duhet vënë dorë në drejtësi për të rregulluar mosfunksionimin që sa vjen e rëndohet. Duam të bëhet një reformë. Të punojmë për këtë projekt. Amerikanët janë kontribuesit kryesorë.
Miku im, duke njohur prej kohësh, shumë më mirë se ambasadori politikën shqiptare, përfshirjen e saj dhe fuqinë 4D të saj gri dhe të zezë, kërkon kohë të mendohet të konsultojë e të vlerësojë ofertën. Pasi u përpoq të formatonte një ekip jopartiak dhe cilësisht profesionist, vështirësitë dhe aktorë-faktorë e bënë të papërshtatshëm terrenin. Pas disa ditësh, ritakohet me ambasadorin dhe i thotë se është në pamundësi për ta bërë siç duhet, për arsye reale, të cilat ia bën të ditura. Diplomatët ishin të mirëinformuar për mosdëshirën politike, kapjen e cila po rritej ndaj sisitemit, mosndëshkimin e prodhuesve të korrupsionit, kryesisht pushtetarët. Për një kohë jo të pakët projekti mbeti pezull. Më pas dikush futi në valle një nga shoqatat gjysëmpolitike thekshëm majtiste, drejtuara nga Erion Veliaj. Me rrotacionin e pushtetit në vitin 2013, emergjenca për të ndryshuar gjendjen në sistemin e drejtësisë po bëhej domosdoshmëri.
Partnerët kërkojnë kryeministrit të sapozgjedhur të tregojë gadishmëri për këtë zhvillim. Ai nguron. E zvarrit. Gjithnjë e më tepër fitonte kohë, duke mos mundësuar nisjen e saj. Nuk thotë po.
Ustallarët euroatlantikë, dinë gjithnjë sekrete, domethënëse për dembelizmat pa shkak, përfitimet e padrejta. Rama kishte dyzina të tilla. Dhe i ka shtuar tej imagjinatës. Në vitin 2015 presioni po rritej e po-ja nuk po mbërrinte.
Dhe ndodhi një aksident.
Rastësia mbret i botës.
OSCE në shtator të vitit 2015-të, i “ rrjedh” një raport ku ndër të tjera përmendej se “… Edi Rama kishte një pasuri rreth 200 milionë dollarë e cila kavërdisej nga i vëllai Olsi Rama, nëpër ofshorë dhe në USA…" Prekeshin edhe politikanë të tjerë në episode të ndryshme. Mesazhi i fortë u bë publik dhe duket se mjaftoi.
Kryeministri trembur nga rrjedhje të tjera, u trimërua dhe ofroi po-në e tij. Të tjerët nuk kundërshtuan. U bë shifër e rrallë me 140 vota si asnjëherë në historinë e Kuvendit.. Kjo ndodhi për ta bindur dashnorin e drejtësisë, sot megafon i dashurisë me mblesëri të drejtësisë. Refuzuesi reformës brohoret sot si Zoti i saj.
Pastaj dihet çfarë bëri rrugës. Vesi del me shpirtin. Ai futi duart e çaprashiti për vete më shumë se për këdo. Fatmir Xhafa e Engjëll Agaçi gatuan sipas oreksit të stomakut. Gjetën një kompani kanalizimesh e ujësjellësish austriake për të monitoruar procesin qindramilionë eurosh. Kontrolluan vettingun thuajse me detaje. Ndryshuan më vonë ligje të miratuara me konsensus gjithpërfshirës politik.
Por rrjedhjet janë shtuar.
Dosjet janë edhe tronditëse
Rama e di mirë
Ai e urren drejtësinë, sepse përballja me të mund ti sjellë vetëm qelinë…
Ambasadorët i ruajnë dosjet e reformave. Sidomos amerikanët, britanikët, gjermanët, italianët, francezët…
Të shkuarën se blen askush.. Madje nëpër korridore diplomatike pëshpërisin një dosje të tjera biznesesh miliardash në Amerikë dhe BE. Qeli bosh ka jo pak. Të penduar mund të dalin rrugës. Aksidentet janë gjithnjë aty për të ndodhur, sipas llojit të politikanit.
Lini një Përgjigje