TAGS-AT E JAVËS

Forum 1 Mars 2026, 10:52

Rrjolli masakrohet dhe drejtësia shqiptare hesht/ Prokurorët po mbrojnë oligarkët apo janë të zënë e bëjnë orgji në zyra?

Shkruar nga Arben Llangozi
Rrjolli masakrohet dhe drejtësia shqiptare hesht/ Prokurorët po
Protestat në Rrjoll

Duket sikur disa janë kaq të zënë me pazare dhe qoka për oligarkët e lidhur me politikën, sa nuk e shohin më as popullin.

Çfarë po ndodh në Rrjoll është një turp i madh për drejtësinë shqiptare. Banorët kërkojnë të drejtat e tyre, por institucioni i drejtësisë vetëm heshtin. Një shtet që nuk reagon përballë padrejtësisë është një shtet që ka dështuar tërësisht.

Ku janë prokurorët? Pse nuk ka hetime të shpejta dhe serioze? Pse gjithçka zvarritet dhe shtyhet në kohë derisa të harrohet? Drejtësia nuk mund të jetë një show publik duhet të jetë e shpejtë, e paanshme dhe të veprojë pa ndrojtje. Pse prokuroria mbron një oligark?

Duket sikur disa janë kaq të zënë me pazare dhe qoka për oligarkët e lidhur me politikën, sa nuk e shohin më as popullin.

A po fytyra e prokurorëve është jo misioni i drejtësisë por i orgjive nëpër zyra dhe karrige, ndërsa qytetarët janë lënë të përballen me dhimbjen e padrejtësisë? Ky është realiteti që ndjehet kudo.

Reforma në drejtësi, e mbështetur nga Bashkimi Evropian, u shitet si një shpëtim. Por sot, askush nuk po pyet, ku është ajo drejtësi? Ku janë hetimet që duhen bërë shpejt dhe pa u ndikuar nga interesat e politikës dhe oligarkëve? 

arben llangozi protestat ne rrjoll

1 Komente

  1. P
    Parku Rinia

    Grabitja e tokave e/o trojeve nga oligarket e PD-se e te PS-se ( transgjinoret politike, = ¨businessman-e¨, 'Piter-Paniste', te cilet prej 35 vjetesh jane DHJAMUR vetem me BIBERON-in e Qeverise e te Buxhetit te Shtetit, ----- po realizohet edhe permes dhunes fizike brutale nga forcat e Policise se Shtetit (?!), njesoj si ne Kinen Komuniste ! ----- = Para 1 jave, Gjykata e Larte i ka njohur perfundimisht pronen prej 2,1 hektare njerit prej ketyre banoreve, = = = FAKT i mjaftueshem qe SPAK-GJKKO te veprojne sa me shpejt, e te vendosin Sekuestrimin Preventiv ne te gjithe territorin e kantierit te oligarkut (politikisht transgjinor!) Bashkim Ulaj, deri ne verifikimin e plote te dokumentave kadastrale te ¨kalimit¨ te ketyre tokave/trojeve, ( konsideruar denoncimin e banoreve pronare e sot protestues direkt ne zyrat e SPAK-GJKKO ! ) ---- ----- ----- e/o njekohesisht edhe te dokuementave ne lidhje me Licencen e koncesionit me 1 euro ! (permes ketij ¨projketi strategjik¨, pervec pronareve legjitime, kane cenuar rende edhe rreth 50 hektare nga Parku Natyror !

    Lini një Përgjigje