
Metamorfoza e liderit serb nga një huligan nacionalist në një pragmatist që luan me dy porta me Lindjes me Perëndimit. Dëshmitë dhe faktet historike zbulojnë se si kontrolli mbi institucionet dhe narrativat kombëtare mbetet çelësi i pushtetit të tij të palëkundur...
Nga Niko Vorobyov “Al Jazeera
Më 13 maj 1990, në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, kryeqytetit të Kroacisë, ndodhi një ngjarje që do të shënonte jo vetëm historinë e futbollit jugosllav, por edhe zëllin politik të një studenti të ri të drejtësisë me emrin Aleksandar Vuçiç.
Në atë ditë të nxehtë, ku përplasjet midis tifozëve të Crvena Zvezda (Yllit i Kuq) të Beogradit dhe Dinamos së Zagrebit u kthyen në një arenë lufte etnike, Vuçiç ishte i pranishëm në tribuna si një tifoz i zjarrtë.
Ai e ka përshkruar më vonë këtë moment si pasqyrimin e vërtetë të shoqërisë së asaj kohe,
ku karriget që fluturonin mbi kokat e tifozëve por edhe dhuna në fushë paralajmëronin shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë.
Ky fillim në skenën e huliganizmit nuk ishte rastësor, pasi Vuçiç vinte nga një familje me histori tragjike. Gjyshi i tij ishte vrarë nga ustashët kroatë gjatë Luftës së Dytë Botërore, një fakt që ai e ka përdorur shpesh për të legjitimuar ndjenjat e tij kombëtare.
Gjatë viteve të adoleshencës dhe rinisë së hershme, ai u bë pjesë e një rrethi që kombinonte sportin me nacionalizmin toksik, duke pretenduar më vonë se kishte marrë pjesë në mbi 50 sherre rrugësh pa kërkuar në asnjë rast ndihmën e policisë, duke krijuar kështu profilin e një të “forti” që e mbron nderin me grushte.
Me shpërthimin e luftërave në vitin 1991, Vuçiç u zhvendos nga stadiumet në zyrat politike, duke iu bashkuar Partisë Radikale Serbe të Vojislav Sheshelit. Ky i fundit u bë “babai i tij politik”, duke udhëhequr një platformë që kërkonte krijimin e një “Serbie të Madhe” në kurriz të kombeve fqinje.
Në moshën 23-vjeçare, Vuçiç u bë deputeti më i ri në parlamentin serb, duke shfaqur një retorikë agresive që arriti kulmin në korrikun e vitit 1995. Vetëm pak ditë pas gjenocidit të Srebrenicës, ku forcat serbe të Bosnjës masakruan mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë, ai deklaroi nga foltorja e parlamentit se për çdo serb të vrarë, do të vriteshin 100 myslimanë. Gjatë asaj periudhe, ai vizitoi pozicionet serbe rreth Sarajevës së rrethuar, shpesh në shoqërinë e kriminelëve të luftës si Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç, me të cilët pretendonte se luante shah ose bënte biseda miqësore.
Karriera e tij mori një hov tjetër në vitin 1997-1998, kur u martua me gruan e tij të parë, Ksenija, dhe në moshën 28-vjeçare u emërua Ministër i Informacionit nën regjimin e Slobodan Millosheviçit.
Në këtë rol, ai zbatoi ligjet më represive kundër medias në Evropë, duke gjobitur rëndë gazetat e pavarura dhe instaluar një sistem censure ku redaktorët duhej të dorëzonin botimet për miratim paraprak.
Gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, ai mbajti një qëndrim ekstrem, duke i cilësuar mediat kritike si “shërbëtore të të huajve” që punonin për shkatërrimin e popullit serb. Edhe pas rënies së Millosheviçit në vitin 2000, Vuçiç mbeti në opozitë si një mbrojtës i zellshëm i të akuzuarve për krime lufte.
Ai shihej shpesh duke ngjitur postera me emrin e Mlladiçit nëpër rrugët e Beogradit. Por pas dështimeve të njëpasnjëshme elektorale, ai kuptoi se ultranacionalizmi nuk ishte më një rrugë e sigurt drejt pushtetit absolut.
Prandaj në vitin 2008, bëri një kthesë drastike, duke u ndarë nga Shesheli dhe duke formuar Partinë Progresive Serbe (SNS). Ai “ndërroi xhaketën”, duke u transformuar në një politikan pro-evropian dhe pragmatist, i cili premtonte integrimin në BE dhe zhvillimin ekonomik.
Ky transformim u pa nga shumë vëzhgues si një lëvizje mjeshtërore për të joshur votuesit e moderuar pa humbur mbështetjen e bazës nacionaliste. Që nga viti 2012, kur SNS fitoi zgjedhjet, Vuçiç e ka konsoliduar pushtetin duke u bërë fillimisht kryeministër e më pas president në vitin 2017.
Gjatë kësaj kohe, ai ka arritur rezultate mbresëlënëse ekonomike, duke e ulur papunësinë
në nivele rekord dhe duke dyfishuar pagat, kryesisht përmes investimeve masive nga Kina. Marrëdhënia e tij me Pekinin, të cilën ai e quan “miqësi të çeliktë”, e ka pozicionuar Serbinë si një qendër kryesore të nismës kineze “Një brez, një rrugë” në Ballkan.
Paralelisht, ai ka luajtur një lojë delikate diplomatike midis Lindjes dhe Perëndimit, duke furnizuar Ukrainën me armatime në heshtje, por duke refuzuar t’i vendosë sanksione Rusisë, duke argumentuar se shumica e serbëve mbeten rusofilë.
Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey e përshkruan atë si një udhëheqës të zgjuar dhe jashtëzakonisht punëtor, i cili lë një përshtypje serioze te diplomatët e huaj, por që në shtëpi përdor një gjuhë krejt tjetër.
Ndërkohë kritikët e tij, si profesori Florian Bieber dhe gazetarja Jovana Poliç, argumentojnë se Vuçiç nuk e ka ndryshuar kurrë thelbin e tij autoritar. Ai ka mësuar thjesht t’i përshtatë m rrethanat mjetet e kontrollit.
Ai ka kapur pothuajse çdo institucion shtetëror dhe ka vendosur një kontroll mbytës mbi mediat kryesore, ku çdo zë kritik etiketohet si tradhti ndaj atdheut. Akuza për lidhje me krimin e organizuar dhe përdorimin e huliganëve të futbollit si “banda me qira” për qëllime politike, kanë qenë një konstante e qeverisjes së tij.
Kjo pakënaqësi arriti kulmin në nëntor 2024, kur shembja e çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad shkaktoi 16 viktima. Kjo tragjedi u pa nga publiku si pasojë direkte e korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë së sistemit të ndërtimit të kontrolluar nga qeveria. Protestat që pasuan, u shndërruan në lëvizjen më të madhe antiqeveritare në dekadën e fundit, ku qytetarët kërkuan dorëheqjen e tij. Aleksandër Vuçiç u kundërpërgjigj me një strategji të njohur: falje për disa demonstrues, arrestime për disa zyrtarë të nivelit të mesëm dhe përdorimin e mediave për të shpifur ndaj udhëheqësve të opozitës si “provokatorë” të paguar nga jashtë.
Edhe pse ai ka premtuar zgjedhje të parakohshme, mbetet një mjeshtër i menaxhimit të krizave, duke pritur që lodhja e protestuesve të fashitë lëvizjen. Siç thonë kritikët, ai e sheh veten si mishërim të shtetit, një lloj monarku modern që beson se vetëm ai mund ta shpëtojë Serbinë.
Kjo dëshirë e pangopur për pushtet dhe përdorimi i nacionalizmit si mjet mbijetese e bëjnë atë një figurë komplekse që, ndonëse premton paqe dhe stabilitet në Bruksel, vazhdon të mbajë gjallë tensionet në rajon, veçanërisht me çështjen e Kosovës, për të garantuar qëndrimin e tij në fron deri në vitin 2027, por dhe më tej.
Në fund, portreti i Vuçiçit mbetet ai i një oportunisti gjenial që ka arritur të ndërtojë një sistem ku besnikëria vlen më shumë se ligji dhe ku imazhi i tij si një “hero i punës” shërben si mburojë ndaj çdo llogaridhënieje demokratike./Pamfleti nga “Al Jazeera
Jo, jo, jo, o djallezore qe e keni shitur edhe shpirtin te shejtanizmi qelbur sllav. Me gjeni nje serb qe nuk urren Shqiptaret, Latinet e Gjermaniket, vdes per aziatiket mongolo-ottomane e nuk do te dale ne brigjet e Adriatikut? O "injorante" fashiste sllave pse luani budallane? Si kujtoni se mund tju hidhni hi syve e sidomos Shiptareve qe jane shkaterruar deri ne palce prej tyre? Si more faqezinj te vjen tjetri nga gopi s'emes e te merr 80% te trojeve te zhduk popullaten e prape i pangopur kerkon me e ju i lepini bythen!? Gjak i shprishur deri ne palce, ptuuu!
mjaft me lajme per vuçiç. Nuk i duhet asnjerit se c'fare bejne serbet apo Vuçiç..Ne nuk kemi asnje lidhje me ta
PARODI APOLOGJIA E RAMËS – NA INTEGRONI NË BE PA TË DREJTË VOTE_____________ Evropë e dashur, Më dëgjo mirë tani, Na fut në shtëpinë tënde, Mos më lër si hallexhi. BE-në e dua, E dua shumë, Na futni brenda, Të mburrem unë. S’po kërkoj podium, Dhe as tavolinë, Një karrige anash, Mjafton për Shqipërinë. Edhe Serbinë merreni, Bashkë në një karrige, Se Shqipëria me Serbinë, Janë vende mike. Gjysëm bythe Vuçiçi, Gjysëm bythe unë, Mjafton një karrige, Asgjë më shumë. Ne dimë të duartrokasim, Dhe nuk duam votë, S'duam të drejta, Mos u lodhni kot. Vota në Bruksel, Është një formalitet, Unë dua votat n'Shqipëri, Me propagandë i marr vetë. Se vota është barrë, Përgjegjësi e rëndë, Më mirë pa të drejta, Po të paktën shet mënd. Ç'e duam votën në BE? Të detyron të mendosh, Më mirë lepe peqe, Se sa të kundërshtosh. S’ka gjë për pabarazi, Kjo s’na prish punë, Në vendin tim demokracia, Bëhet si dua unë. Mos na jep barazi, Ajo është e rëndë, Ne jemi mësuar bukur, Me pabarazi në vënd. Barazia është luks, Për vende me zakon, Te ne mjafton fotografia, Dhe populli të beson. Populli im i dashur, Si dele mendjelehtë, E ha sapunin për djathë, Veç shënoja në etiketë. Unë di ta shes suksesin, Propagandën në ekran, Se pupacët e mi miletit, Trurin bukur ia shpëlan. Ç’rëndësi ka vota? Kush voton këtu? Politika është karrige, E dini mirë edhe ju. Na pranoni pa zë, Pa peshë, pa fuqi, Mjafton t'i them popullit: “Ju integrova, Shqipëri!” Nëse s’kemi të drejtë vote, Është sakrificë fisnike, Për stabilitet rajonal, Dhe për foto historike. Se ç’është barazia? Një koncept relativ. E provuam në komunizëm, Vuajtëm si fakirë. Na lini në korridor, Me status vizitori, Mjafton të them: “Ja BE na mori!” Dhe kur të më pyesin: Po dinjiteti kombëtar? Do them se veç karrigia, Është sukses i paparë. Më mirë brenda pa peshë, Se jashtë me dinjitet, Se dinjiteti s’bën lajm, Kurse statusi bën efekt. Në fund të fundit, Kjo është filozofia ime, Më mirë figurant në BE, Se nën hetim për krime. Se unë di ta pikturoj, Çdo mungesë si art, Mjafton që emri im, Të ngrihet sa më lart. Na integroni pra, Me post simbolik, Që ta shpall si fitore, Mos të thonë Rama ik! Evropë, mos ki frikë, S’kërkoj pushtet të ri, Dua veç emrin ta shkruaj, Edhe unë në histori. Unë di të bëj histori, Edhe me zero kompetencë, Veç ma jepni një karrige, Pa standandarte e transparencë. Na lini pra si figurantë, Në sfond me flamur, T'i them popullit “u integruam”, E mos u integrofshim kurrë!