Bota22 Prill 2024, 08:19

Jep dorëheqjen shefi i inteligjencës ushtarake izraelite, vetëshpallet fajtor për mos parandalimin e sulmeve të Hamasit më 7 tetor

Shkruar nga Pamfleti

Jep dorëheqjen shefi i inteligjencës ushtarake izraelite,

Aharon Haliwa, kreu i inteligjencës ushtarake të Izraelit, bëhet figura e parë e lartë izraelite që jep dorëheqjen për shkak të sulmit të drejtuar nga Hamasi më 7 tetor.

Pas sulmeve ai kishte deklaruar se mbante mbi supe fajin për mosparandalimin e sulmit, i cili depërtoi mbrojtjen e Izraelit, një aspekt për të cilin ky shtet mburrej.

Kujtojmë se ka qenë pikërisht sulmi i 7 tetorit nga Hamasi ai që nisi luftën në Gaza dhe ofensivën intensive të Izraelit në Bregun Perëndimor.

Së fundmi Izraeli ka sulmuar edhe Rafahun, pavarësisht paralajmërimeve të ndërkombëtarëve.

ditmir bushati iran izrael