ditmir Bushati

14 Qershor 2019, 23:4723:47Politike
Opozita nis protestat, Ditmir Bushati sytë nga Evropa: Më 17 prill del nota e Shqipërisë - Politike
Politike 7 Prill 2018, 08:42

Opozita nis protestat, Ditmir Bushati sytë nga Evropa: Më 17 prill del nota e Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Opozita nis protestat, Ditmir Bushati sytë nga Evropa: Më 17 prill del nota e Shqipërisë

Teksa opozita ka nisur pranverën e protestave në Shqipëri, nga Shkodra, aty ku dhe fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet e vitit 2017, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha që KE të konfirmojë reformat e bëra nga qeveria shqiptare, ndërsa shpreson që opozita të rikthehet në rrugën e arsyes duke mos qenë dakord me protestat e nisura.

“17 prilli është një moment i rëndësishëm jo për qeverinë Edi Rama, jo për opozitën por është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Ne mendojmë se Komisioni Europian të propozojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE çka do të ishte një sukses për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shprehet ministri Bushati.

I pyetur nëse Shqipëria rrezikon që të marrë një përgjigje negative më 17 prill nga Komisioni Europian, ministri Bushati tha:

“Ne presim që Komisioni Europian në 17 prill të konfirmojë pikërisht reformat që janë bërë në Shqipëri dhe të propozojë nisjen e bisedimeve dhe më pas do të jetë një punë tjetër voluminoze me vendet anëtare të BE, siç dihet nevojitet konsensus i plotë në mënyrë që të nisë procesi i vështirë, sfidues për anëtarësim që nuk do të jetë aspak një proces i lehtë. Është shumë e vështirë të ecet me ‘nëse’ sepse ne po punojmë për këto që thashë”.

codramol
smile

Politike ditmir Bushati ministri i Jashtëm