TAGS-AT E JAVËS

Forum 5 Dhjetor 2025, 18:53

‘Spurdhjakët’ e llastuar të PD-së që flasin për sakrifica!

Shkruar nga Myslim Murrizi

‘Spurdhjakët’ e llastuar të PD-së që flasin

Prandaj ju birbo e buzëqumësht që ju ka llastuar, shpërblyer, ushqyer e rritur sakrifica e demokratëve, mos na hapni barkun sikur ju ka ngrënë “hakun” njeri, se keni heshtur në forume si vemje dhe jeni shndërruar në konformistë hipokritë me bindjen që do ishit edhe ju pjesë e tufës së listave të dhjera të mbyllura...

Një kujtesë për të gjithë ju “heronj” imagjinarë dhe spurdhjakë politikanë të PD që po e shisni si “kontribut e sakrificë” të madhe në Partinë Demokratike qenien deputet, ministër, zv.ministër apo drejtor drejtorie në vitet kur PD ishte në pushtet apo në vitet 2013-2025 kur PD gjoja është në opozitë.

Se në fakt në këto 12 vite në opozitë janë dhe kanë qenë vetëm demokratët, por kurrë kupola drejtuese dhe deputetët e PD.

Datë 26 qershor 1997, ditë e enjte, ora 17:00 në Lushnje, 3 ditë para zgjedhjeve mes bandave të 29 qershorit 1997, në “mitingun” përmbyllës të fushatës së PD, kur Berisha vjen të prezantojë kandidatët për deputet të rrethit Lushnje: zotin Maksim Cikuli, zotin Ilir Bano, zotin Sami Sharka, zotin Xhovalin Daka dhe Myslim Murrizin.

Nën breshërinë e armëve të bandave, banditëve dhe llumhanëve të komiteteve të shpëtimit, të ardhur me porosi të PS nga çdo cep i Shqipërisë. Prandaj në çdo deklarim timin publik shpreh respekt e mirënjohje për qendrestarët e viteve 1997–2005, sepse ishin vite tmerri dhe kohë burrash.

Prandaj ju birbo e buzëqumësht që ju ka llastuar, shpërblyer, ushqyer e rritur sakrifica e demokratëve, mos na hapni barkun sikur ju ka ngrënë “hakun” njeri, se keni heshtur në forume si vemje dhe jeni shndërruar në konformistë hipokritë me bindjen që do ishit edhe ju pjesë e tufës së listave të dhjera të mbyllura.

Prandaj “trimëritë apo heroizmat, kontributet apo sakrificat” t’ia tregoni njëri-tjetrit nëpër kafe, jo atyre që kanë 35 vite në PD dhe që nuk kanë përfituar një kokërr kripë nga 13 pushtetet që ka qeverisur gjithsej PD.

I bëj thirrje publike zotit Berisha që të mbledhë Këshillin Kombëtar dhe të shohim a kanë gjë për të thënë apo prapë do duartrokasin për Flamurin këta “rebelë” silenciozë. Mblidhe Këshillin Kombëtar, z. Berisha, dhe nëse mendon që ky këshill nuk vlen, atëherë thirr Kuvend Kombëtar të jashtëzakonshëm dhe demokratët të zgjedhin një Këshill Kombëtar tjetër.

Por mblidhe ose zgjidh të tjerë dhe mos dëgjo e mos beso një grusht servilësh që sot të lëpihen e dje të përjashtuan, të dhunuan, të linçuan e spiunuan nëpër ambasada, madje u gëzuan kur të arrestuan. Nuk besoj që të kanë “blerë” kaq lirë Doktor, me një dredhje beli në vallen ku këndohej kënga jote, Doktor.

Edhe ata që hiqen sikur janë “mburojë apo parzmorë” për ju, Doktor, janë bërë si kullonjëse makaronash në perceptimin e Demokratëve dhe Qytetarëve, dhe jo vetëm nuk mbajnë “plumba”, por fusin ujë nga çdo anë si gomonet e shpuara dikur që mbytnin hallexhinjtë në det për biznes e para.

Jemi pak për të larguar njerëz, dhe boll “armiq” ka shpallur PD në 35 vite, Doktor. Heshtja dhe servilizmi, doktor, kanë vrarë më shumë se fjala e njerëzve të lirë të PD.

 



2 Komente

  1. X
    Xhavit Kamberi

    Te meshtes Z .MYSLYM MURRIZI

    1. P
      Pak nga të gjitha

      Shi ky berishisti beson akoma tek berisha , zvarranik që kujton se po ja hudhinservlat berishês dhe jo berisha atyre????

      Lini një Përgjigje