TAGS-AT E JAVËS

Forum 6 Maj 2023, 19:50

Unë nuk di kush do t'i fitoje bashkitë, por di kush i ka humbur rëndë!

Shkruar nga Artan Fuga

Unë nuk di kush do t'i fitoje bashkitë, por di kush i ka humbur

Vendet i kanë zënë burokratët e qyteteve, kollarexhinjtë me jaka të bardha dhe fuoristrada të shtrenjta...

I kanë humbur femrat, gratë dhe vajzat. E kam shkruar: Thuajse krejt të pa përfaqësuara si kandidatë për kryetare bashkish.

Por mbi të gjithë i kane humbur popullsitë rurale, troç : fshataret e nderuar! Ata që duhej të ishin popullsia më jetike, si sektor që duhej të mbante me ushqim kombin, duhej të lindte djemtë e vajzat e gjeneratave të reja, ata që mbrojnë vendin, ata që u japin jetë burimeve natyrore.

Më gjeni një fshatar në këshilltarët për bashkitë!

Vendet i kanë zënë burokratët e qyteteve, kollarexhinjtë me jaka të bardha dhe fuoristrada të shtrenjta.

Doni t'ua vërtetoj sociologjikisht?

Më gjeni një kandidat për kryetar bashkie fshatar! As mos të shkojë në mendje!

Më gjeni një kryetar partie a drejtues të rëndësishëm politik me banim e punë në fshat! Harrojeni!

Më gjeni një takim elektorale drejtuesit partish në ndonjë fshat! As bëhet fjalë!

Më gjeni një premtim elektoral për popullsitë rurale, për urbanizimin e zonës fshatare! Zerooooo! Zerooooo!

I ka hipur kalipiç fshatarësisë burokracia qytetase e qendrave urbane.

Fshatarësia - kjo skllave politike që thërritet të votojë për pushtetin vendor, por duke qenë e përjashtuar nga pushteti.

Çfarë drame!

Dhe flasim përse jemi ne krize!

Perse ikin të rinjtë ruralë nga vendi!

Ne i kemi çnderuar politikisht.

Pushteti vendor është çomange mbi kokë të popullsive rurale.

Kjo e ç’ popullon fshatin duke e boshatisur atë.

Tufëzimi në vitet 80, e boshatisi fshatin nga delet dhe viçat, reforma territoriale e boshatisi nga njerëzit.

E doni një studim se po vazhduam kështu na ka marrë dreqi?

Por akademikët flenë sepse i kanë vënë në gjumë.

T'i thërrasim mendjes sa nuk është vone!

zgjedhjet humbësit fituesit

Lini një Përgjigje