Rikompozimi i antiamerikanizmit të Edi Ramës, më ngjan se stonon në aureolën e fuqisë rreth dritës së ditëve trumpiste...
Yuri Kim, diku 2000 vjet Para Jezu Krishtit, kishte shkruar për Mbretin Medus të Surrelit, ca novela për t’i lexuar FBI dhe DEA amerikane, si mrekulli paradoksale të botës digjitale.
Do çuditeni të gjithë se ç’hajdut e kriminel kemi mbajtur në krye të vendit 12 vjet.
Çdo gjë që prekte me dorë dhe sy, e shndërronte në pasuri.
Nuk ishte koha e arit ajo, se floririn, Thesarin e Shtetit, e kishte vjedhur Ilir Meta, një tjetër Mbret që edhe ky, vdiq i varfër.
SPAK, një strukturë alkimike e shkencës sorosiane, nuk kishte detyrime të ndryshonte meshkujt në femra dhe femrat në meshkuj, por kundërshtarët e klanit Klinton dhe hajdutët e dalë boje, në numra burgu.
Edhe Presidenti Donald Trump, u ngrit si përbindësh mes flakëve të pasioneve dredha-dredha, mbi deformimin e studiove të errëta ideologjike, sa çoroditi parimet dhe plumbat e egoizmit të mitologjisë së Edi Ramës, figurës legjendare të modernizimit të mafies diplomatike.
Diplomatja Kim, ishte frikacake e plumbave të politikës globale.
Udhëtoi disi larg Charles McGonigalit, rrethuar nga patronazhistë milionerë, e tani kohët e fundit, ka krijuar distancën e mjaftueshme edhe me Edi Ramën, me sytë nga yjet udhërrëfyese që po përvëlojnë gjithë maskarallëqet ende të turbullta të hekurudhës që fillon ndërtimin më 20 janar.
Çdo guxim, sot ndihet i trazuar.
Saga e Aleks Soros, do e ketë të pamundur kapërcimin e Ylberit, për të riçelur derën e artë të harmonisë e diversitetit dhe fshehur maskat e përpjekjeve të errëta nëpër ngjyrat e shpresës.
Rikompozimi i antiamerikanizmit të Edi Ramës, më ngjan se stonon në aureolën e fuqisë rreth dritës së ditëve trumpiste.
Kanë punuar ata, kemi duruar ne.
Aniçka ata, çdo gjë e bënë pasuri, po e lëmë pas epokën e Yuri Kim dhe Mbretit Medus të Surrelit.
Edhe videon e zhurshme, ku Edi Rama flakte si leckë tutje tëhu Flamurin Amerikan, e shohim si tragjedi të shfaqur mes shkëmbinjve të Ballkanit, ku gjarpri akoma lëviz tinëzisht, për të helmuar mendjet e çdokujt guxon ta dëgjoi.
Realiteti është para pasqyrës.
Nuk gënjehet askush, nuk mashtrohen projektet, nuk rikompozohet antiamerikanizmi.
Lini një Përgjigje