TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Prill 2026, 08:37

Trump i hakmerret Sanchez, Pentagoni planifikon pezullimin e Spanjës nga NATO

Shkruar nga Pamfleti

Sanchez përdori sloganin historik “No a la guerra” (Jo luftës), duke e cilësuar ndërhyrjen ushtarake në Iran si një “ruletë ruse” me jetët e miliona njerëzve, dhe Trump tani po planifikon hakmarrjen kundër tij.

Trump i hakmerret Sanchez, Pentagoni planifikon pezullimin e Spanjës nga
Trump dhe Sanchez

Vazhdon hakmarrja e presidentit Donald Trump kundër liderit të Spanjës, Pedro Sanchez i cili i doli kundër hapur për luftën në Iran.

Një email i brendshëm i Pentagonit përshkruan opsionet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndëshkojnë aleatët e NATO-s që i konsideron të dështuar në mbështetjen e operacioneve amerikane në luftën me Iranin, raporton Reuters.

Sipas një zyrtari amerikan që foli për Reuters në kushte anonimiteti, ndër opsionet e diskutuara përfshihet edhe pezullimi i pjesëmarrjes së Spanjës në NATO, si dhe rishikimi i qëndrimit amerikan ndaj pretendimeve të Mbretërisë së Bashkuar mbi ishujt Falkland.

Dokumenti shpreh zhgënjim për atë që cilësohet si mungesë gatishmërie nga disa aleatë për t’i dhënë SHBA-së akses, të drejta bazash dhe fluturime mbi territor, të cilat konsiderohen “parakusht kyç për NATO-n”. Sipas zyrtarit, këto opsione po qarkullojnë në nivele të larta brenda Pentagonit.

Një nga propozimet përfshin largimin e vendeve “problematike” nga poste të rëndësishme brenda NATO-s.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër aleatët për mosdërgimin e forcave detare për të ndihmuar në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, që u mbyll për lundrimin ndërkombëtar pas nisjes së luftës më 28 shkurt. Ai ka lënë të kuptohet gjithashtu se po shqyrton mundësinë e tërheqjes së SHBA-së nga NATO, edhe pse emaili nuk rekomandon një hap të tillë dhe as mbylljen e bazave amerikane në Evropë.

I pyetur në lidhje me emailin, zëdhënësi i Pentagonit, Kingsley Wilson, tha: “Siç e ka thënë Presidenti Trump, pavarësisht gjithçkaje që Shtetet e Bashkuara kanë bërë për aleatët e tyre në NATO, ata nuk kanë qëndruar pranë nesh. Departamenti i Mbrojtjes do të sigurojë që presidenti të ketë mundësi të besueshme në mënyrë që aleatët të mos jenë më ‘tigra letre’, por të bëjnë detyrën e tyre. Nuk kemi komente të mëtejshme mbi diskutimet e brendshme mbi këtë çështje”, shtoi ai.

​Në një fjalim televiziv 10-minutësh nga rezidenca La Moncloa, Sanchez përdori sloganin historik “No a la guerra” (Jo luftës), duke e cilësuar ndërhyrjen ushtarake në Iran si një “ruletë ruse” me jetët e miliona njerëzve.

Sánchez deklaroi se Spanja nuk do të bëhet bashkëfajëtore në një konflikt që shkel ligjin ndërkombëtar, “thjesht nga frika e hakmarrjes ekonomike”.

Ai paralajmëroi se bota rrezikon të përsërisë gabimet e vitit 2003, duke theksuar se qeveritë ekzistojnë për të përmirësuar jetët, jo për t’i shkatërruar ato përmes bombave.

trump dhe sanchez nato spain pezullimin e spanjës nga nato

2 Komente

  1. H
    Hari

    Mire te na behet,SE I kemi dhene nje rendesi shume te madhe amerikes,duke e forcuar gjithnje e me shume!nga qe jemi ne te tille Ben amerika ligjin ne bote!pa bllokojeni ju nga c'do gje,te shikoni SE sa vlere ka pa ne,Po na bllokon amerika neve dhe ne rrime me duar kryq!ik ore me gjithe ameriken,s'ka komb me put.....e SE Amerika dhe ne I bejme temenara!

    1. E
      ER

      Nuk i plasi njeriut per Trump. Eshte bere teneqe e ndryshkur..

      Lini një Përgjigje

      Rajoni dhe Bota