TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2025, 08:46

Atentat anëtarit të grupit të Bajrave në Shkodër, një i vdekur dhe tre të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Atentat anëtarit të grupit të Bajrave në Shkodër,

Viktima është identifikuar si Armando Pali, ndërsa i plagosur Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç (vëllai i Denis Brajoviç), si dhe një kamariere.

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë godinës së Bashkisë, ku sipas informacioneve paraprake është qëlluar me breshëri plumbash.

Nga të shtënat ka humbur jetën një person, ndërsa janë plagosur tre të tjerë. Viktima është identifikuar si Armando Pali, ndërsa i plagosur Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç (vëllai i Denis Brajoviç), një grua dhe një kamarier.

Dyshohet se shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Vaso, i cili ka qenë bashkë në lokal me mikun e tij Armand Pali. Gruaja që është plagosur gjithashtu ka qenë duke pirë kafe në lokal ku ndodhi ngjarja. Armando Pali ka qenë këshilltar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës disa vite më parë. Erogen Vaso nuk është i panjohur për policinë. Emri i tij doli në vitin 2023 si i lidhur me grupin e Bajrave në Shkodër.

Mësohet se një person ka rënë në pranga për atentatit në Shkodër, ndërsa ende nuk bëhet e qartë nëse është autori, apo bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Shkodra është tronditur sërish nga vrasjet, ndërsa vetëm 4 ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri 34-vjeçari Kristian Kola. Ai është qëlluar për vdekje nga dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me një motor të zi dhe që arritën të largohen menjëherë pas ekzekutimit. I riu është qëlluar në ambientet e jashtme të një lokali.

 

Lini një Përgjigje