Autorët dyshohet se i kanë zënë pritë afër banesës, e kanë pritur të kthehej dhe e kanë qëlluar.

Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi Pjetër Kaza, rreth 57 vjeç, banues në Tale.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi Kaza po kthehej për në banesë me automjetin e tij.
Autorët dyshohet se i kanë zënë pritë afër banesës dhe e kanë pritur të kthehej, duke e qëlluar.

Policia vendore nisi hetimet dhe bëri me dije se dinamika dhe rrethanat mbeten ende të paqarta, teksa ka edhe disa pista hetimi.
"Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër", bënë me dije burime zyrtare.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Pista kryesore e hetimit mbetet një hakmarrje e mundshme, por nuk përjashtohen edhe konfliktet për motive të tjera, si ai i pronësisë.
Lini një Përgjigje