
Dy persona, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra penale të ndryshme, janë arrestuar dhe ekstraduar drejt Shqipërisë nga Greqia dhe Italia.
Në Greqi u arrestua një 34-vjeçar me inicialet N. K., alias N. T., ndaj të cilit Gjykata e Matit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai u arrestua pasi ishte bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike kanabis në një parcelë në zonën e Ulëzës, Dibër, në vitin 2022. Pas ndalimit të tij nga autoritetet greke, u krye me sukses ekstradimi drejt Shqipërisë.
Ndërkohë, në Milano të Italisë, u kap dhe u ekstradua një 44-vjeçar me inicialet O. J., alias O. Ç., i dënuar nga Gjykata e Fierit me 6 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar ndërsa u kap nga autoritetet italiane dhe u ekstradua drejt vendit tonë.
Lini një Përgjigje