Vritet me armë zjarri një person...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Mirditë, ku një person ka mbetur i vrarë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon drejt Spaçit.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja. Viktima është identifikuar si shtetasi Valter Lleshi.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që hetimet e autoriteteve të hedhin dritë mbi shkaqet dhe autorët e kësaj vrasjeje.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet procedurale dhe grumbullimin e provave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Pritet që në orët në vijim policia të japë më shumë detaje lidhur me motivet dhe dinamikën e vrasjes.
"Mirditë/Informacion paraprak. Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorret, Mirditë, në aksin rrugor Reps–Spaç, është gjetur në automjet, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi V. Ll., rreth 45 vjeç.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t'i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.", thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje