TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Mars 2023, 14:13

"12 viktima brenda 3-muajve nga ngjarjet kriminale, Policia ka humbur forcën"

Shkruar nga Pamfleti

"12 viktima brenda 3-muajve nga ngjarjet kriminale, Policia ka humbur

Tetë ngjarje kriminale janë regjistruar gjatë periudhës janar-mars, të cilat kanë shkaktuar 12 viktima.

Sipas ish-drejtorit të Policisë Erzen Breçani, krimi i organizuar ka fituar terren dhe policia nuk po  tregon forcën e saj goditëse për të mbajtur territorin nën kontroll.

Një rol të rëndësishëm sipas tij ka edhe dokumentimi i ngjarjes për të parandaluar veprime të tjera.

“Këtë tremujor është shtuar veprimtaria kriminale dhe më shqetësuese është vrasja e dy njerëzve të pafajshëm. Policia nuk po e tregon forcën e saj goditëse për të mbajtur territorin nën kontroll. Forca goditëse e policisë së shtetit është mjaft e zbehtë. Policia duhet të vlerësojë dokumentimin e ngjarjeve. Krimi i organizuar ka marrë terren. Në ngjarjen e Top Channel mendoj që janë në rrugën e mbarë për dokumentimin e ngjarjes. Çdo dokumentim i ngjarjes parandalon veprime të tjera”.

Breçani thekson se ngjarjet kriminale mund të parandalohen, duke i mbikëqyrur grupet kriminale nga policia dhe duke njoftuar çdo aktivitet kriminal.

“Ngjarjet kriminale mund të parandalohen. Grupet kriminale në vendin tonë janë të identifikuara dhe mund të parandalohen ngjarjet, duke i mbikëqyrur, duke kryer kontrolle,  duke parë lidhjet  e tyre të ndjekësh burimin e të ardhurave lokalet dhe njerëzit që frekuentojnë. Policia duhet të njoftojë çdo aktivitet kriminal”., tha ai.

Lini një Përgjigje