
I penduari i drejtësisë, Skerdi Tase gjatë dëshmisë në GJKKO rrëfeu edhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit në korrik të vitit 2020.
Tase tregon se do të merrnin 130 mijë euro dhe se makinën e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin. Gjatë përgatitjes së atentatit, ai thotë se shkonin përditë në Elbasan dhe përdornin automjete me qira.
Skerdi Tasi tregoi se ditën e ngjarjes i shkuan tek palestra, por panë që s’ishte vend i përshtatshëm, ndaj e pritën tek shtëpia, në rrugë kryesore.
Ai rrëfen gjithashtu se pasi kryen vrasjen, armët e krimit e kishin lënë në një vend specifik që kishte kërkuar Dumani, pasi donin që të akuzonin dikë tjetër. Ndërsa, paratë e vrasjes ua kishte dhënë një grua tha Tase.
“Për Emiljano Ramazanin jepeshin 130 mijë euro, këtë kohë shkonim përditë në Elbasan, përdornim makina me qira. Makinën e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin kishim 4 armë, 2 kallash dhe 2 pistoleta. Ditën e ngjarjes jemi nisur herët për Elbasan, na vinin informacione nga Nuredini ‘është në palestër, është këtu është atje’. Në palestër nuk na u duk e përshtatshme për ta vrarë, dhe e lamë kur të vinte tek shtëpia, e pritëm tek pallati. Sapo e parkoi, zbrita nga makina. Henriku ishte shofer, iu afrova dhe e qëllova disa herë në kokë e qafë me pistoletë.
Dogjëm makinën dhe u larguam me makinën me qira që kishim ardhur nga Tirana. I ramë nga Rrogozhina. Armët e krimit e lamë në një vend rrugës që e dinte Nuredini pasi do vendosej diku për të akuzuar një person tjetër. Kam marrë 23 mijë euro për vrasjen, edhe pse sipas muhabeteve, na binte nga 60 mijë. Lekët i ka sjellë një grua, Klara. Henriku më tha emrin e saj”, thotë Tase.
Lini një Përgjigje