TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Prill 2025, 10:59

"20 milionë lekë të të japim burrin"/ Morën peng 68-vjeçarin dhe kërcënuan bashkëshorten e tij; arrestohen 5 persona në Tiranë 

Shkruar nga Pamfleti
"20 milionë lekë të të japim burrin"/ Morën
Foto Ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona të dyshuar për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të një 68-vjeçari, si dhe për shantazh ndaj bashkëshortes së tij, me qëllim përfitimin e një shume të konsiderueshme parash.

Ngjarja ka ndodhur më 29 prill 2025, kur autorët e dyshuar kanë rrëmbyer viktimën në rrugën “George ë. Bush” dhe më pas e kanë dërguar në një banesë të braktisur në fshatin Kakunjë, duke i kërkuar familjarëve të tij 20 milionë lekë për lirimin.

Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve:  Sulejman Sina, Klinton Sina, Idajet Mashollari, Bajram Ibraliu, Nikoleta Begolli, të gjithë nga Tirana.

Gjatë kontrolleve në banesa dhe në një automjet të përdorur nga autorët, u sekuestruan 1 746 000 lekë, të dyshuara si pjesë e shumës së përfituar përmes shantazhit.

"Morën me forcë dhe mbajtën peng në një zonë periferike, një 68-vjeçar, si dhe kërcënuan bashkëshorten e tij, për t’i marrë 2 000 000 lekë. Kapen pas disa orësh, 5 shtetas që bashkëpunuan për kryerjen e këtij krimi.

Sekuestrohen 1 746 000 lekë nga shuma që bashkëshortja iu dha këtyre shtetasve.

Menjëherë pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se më datë 29.04.2025, disa shtetas kishin marrë me forcë një shtetas, të cilin e kishin mbajtur peng dhe në këmbim të lirisë së tij i kishin marrë një shumë të madhe parash, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, të kryera në kuadër të operacionit “Imediat”, u arrestuan 5 shtetasit e dyshuar të implikuar në këtë rast, konkretisht: shtetasit S. S., 31 vjeç, K. S., 21 vjeç (vëllezër), I. M., 21 vjeç, B. I., 57 vjeç dhe N. B., 32 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.Nga hetimet, pamjet filmike dhe provat e siguruara ka rezultuar se shtetasit S. S., K. S. dhe I. M., në rrugën “George ë. Bush”, kanë marrë me forcë në një automjet dhe kanë mbajtur peng, në një banesë të braktisur të fshatit Kakunjë, shtetasin E. A., 68 vjeç. Dhe më pas kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit, duke i kërkuar shumën prej 2 000 000 lekësh. Kjo shumë i është dorëzuar shtetasit B. I., në zonën e Saukut.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes, janë kryer kontrolle në banesat e këtyre shtetasve si dhe në një automjet me të cilin lëviznin shtetasi S. S. dhe shtetasja N. B., ku u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e shtetasit E. A.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje