TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2025, 12:39

"21 janari", gazetari Mahmutaj: Berisha është person në hetim, pret komunikimin e akuzës nga SPAK

Shkruar nga Pamfleti

"21 janari", gazetari Mahmutaj: Berisha është person në

Gazetari Fatos Mahmutaj tha se kreu i PD Sali Berisha, nuk do të shkojë kurrë vullnetarisht në SPAK për të dhënë sqarime për krimin shtetëror të 21 janarit, por do të merret me forcë nga autoritetet.

Gazetari i cili mbeti i plagosur gjatë protestës kur u vranë 4 protestuesit më 21 janar 2011, tha se Berisha është thirrur jo thjesht si një person që ka dijeni për ngjarjen, por si person në hetim.

Mahmutaj shtoi se Berisha do të dënohet për këtë krim, pasi sipas tij, nuk ka nevojë për asnjë deklarim, duke marrë parasysh që kamerat kanë filmuar gjithçka ka ndodhur atë ditë.

“Berisha e ka bërë institucion dhunën kur ka qeverisur vetë dhe tani mbështetet në gjithçka mbi dhunë. Berisha nuk njeh gjuhë tjetër derisa të tërhiqet zvarrë prej policisë në SPAK. Këtë e ka thënë të hënën, sot e premte, ka 5 ditë që ka thënë që s’i ka shkuar ftesa. Ndërkohë në tre mënyrat që i është dërguar ftesa se ka marrë. Mbrojtja më e mirë për Berishën është sulmi, sulmon se e konsideron mbrojtje. Nuk ka zgjidhje tjetër, funksionon vetëm në këtë formë.

Berisha me thënë të drejtën do paraqitet vetëm i shoqëruar nga policia, asnjëherë nuk do të paraqitet vullneratisht. Ai e di çfarë e pret në SPAK, e pret komunikimi i akuzës, nuk do të thirret për deklarime por do të japë deklarime si person nën hetim. Berisha e gatoi 21 janarin, e ka mbi shpatulla dhe nuk do t’i hiqet kurrë njolla e 21 janarit. Jam akoma skeptik se do të bëjë lojërat siç ka bërë me hallakatjet nëpër institucione por Berisha për 21 janarin do të përfundojë i dënuar. Ai do të japë deklarime si i akuzuar dhe jo si person që ka dijeni për ngjarjen. Berisha e ka thënë pa ndalim vrava 4 protestues, i ka pranuar të gjitha këto. Berisha nuk ka më nevojë të japë deklarime rreth rrethanave, ai do të japë deklarime vetëm si i akuzuar dhe jo si një njeri që ka dijeni për ngjarjen”, tha Mahmutaj.

Sipas tij, edhe Basha do të merret i pandehur për këtë çështje. Po ashtu, ai përmendi disa deklarata të Bashës para dhe pas vrasjeve, duke thënë se ai po bën “naivin”.

“Basha që kur ka pasur çarjet me Berishën e ka kërcënuar me deklarata publike që do paraqitem atje dhe do them ato që di. Basha ka informacione sepse ka ditur për shkak të postit, për shkak të afrimitetit me Berishën, bashkëpunëtori më i afërt dhe njeriu që u pa në të gjitha cepat e kryeministrisë, që nga zyra e Berishës nëpër korridore, lart në tarracë, në të gjitha pikat strategjike të 21 janarit. Një ditë përpara, 20 janar 2011, Basha ndodhej te policia e shtetit për të marrë masat për protestën e lajmëruar. I pyetur nga gazetarët, kam qenë vetë prezent aty, nëse do eskalohej me dhunë ai me plot gojën është shprehur se i kemi marrë masat për të gjitha dhe s’do të mbajmë përgjegjësi për ata që do t’ju bëjmë dhunuesve. Ishte i parapërgatitur. Gati 1 vit më para, Basha dha një intervistë në Zërin e Amerikës dhe u përmend 21 janari. Gjatë kësaj interviste që dha, u shpreh që në 21 janar në fillim më thanë se janë vrarë policë, më pas protestues.

Pra Basha bën lojën e naivit që nuk ka asnjë vlerë tani, ku 1 ditë përpara protestës thoshte kemi marrë masa dhe s’do mbajmë përgjegjësi, ku ndodhej krimi thotë se nuk kisha dijeni dhe thotë se më thanë që janë vrarë policë. Pra del nga një shejtan budalla nga një naiv komplet. Për Berishën do të thosha që bën mirë t’i thotë ato që di. Mund të thërritet përsëri, se prokuroria sipas gjasave edhe Bashën do ta marrë të pandehur, por duke qenë se s’ka pasur shtyllë kurrizore dhe s’ka qenë vendimmarrës të paktën t’i thotë ato që di për të sqaruar më tej hetimin. Deklaratat e tij do e ndihmonin deri diku hetimin, por mendoj se nuk është e nevojshme as të thirret Berisha për të dhënë deklarime sepse mjafton të shihen pamjet filmike të TV gjithçka është e dukshme se nga u qëllua, cili u vra dhe si u vra etj”, u shpreh ai për “Report  Tv”.

Lini një Përgjigje