TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2025, 12:26

Tentoi të vriste me armë zjarri një 32-vjeçar në Bulqizë, shpallet në kërkim autori

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vriste me armë zjarri një 32-vjeçar në

Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për tentativë vrasjeje me armë zjarri në qytetin e Bulqizës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur shtetasi A. T., 32 vjeç, u qëllua në këmbë dhe u plagos, duke u dërguar menjëherë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet e kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Komisariati i Bulqizës zbuluan se shkak i incidentit ishte një konflikt i mëparshëm mes palëve.

Autori i dyshuar, H. B., 32 vjeç, banues në Bulqizë, akuzohet për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

"Tentoi të vriste me armë zjarri një 32-vjeçar, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.

Në vijim të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bulqizës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A. T., specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe hetimeve të kryera, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi H. B., 32 vjeç, banues në Bulqizë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se, për shkak të një konflikti të mëparshëm, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, duke e lënë të plagosur në këmbë shtetasin A. T., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit, dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje