TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2025, 11:35

Furnizonin me drogë 'Alliasin' dhe të 'Oxhakun', publikohen fotot e dy kushërinjve

Shkruar nga Pamfleti

Furnizonin me drogë 'Alliasin' dhe të 'Oxhakun',

Publikohen fotot e dy kushërinjve të arrestuar në Kamëz pasi u kapën me kokainë. Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Hallka e parë”, duke sekuestruar 2 kg e 235 gram kokainë.

Në pranga kanë rënë 2 kushërinjtë, Saimir dhe Armand Nela, 31 dhe 34 vjeç. Sipas policisë, 2 të rinjtë furnizonin me kokainë shtetas dhe grupe, të cilat e ndanin lëndën në doza, me qëllim shitjen në zonat “Allias” dhe “Oxhaku” në kryeqytet.

Kokaina ishte e fshehur brenda një qeseje në makinë, ndërsa mbante mbishkrimin “Nando”, e cila vinte nga Spanja.

“Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Hallka e parë”. Nga ky aksion u sekuestruan 2 kg e 235 g lëndë narkotike Kokainë.

Në pranga ranë 2 shtetas (kushërinj me njëri-tjetrin), Saimir Nela dhe Armand Nela.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për 2 shtetas që transportonin lënde narkotike Kokainë, me qëllim shitjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Hallka e parë”.

“Në kuadër të operacionit, është konstatuar në lëvizje automjeti me të cilin dyshohej se transportohej lënda narkotike. Automjeti, me të cilin lëviznin shtetasit A. N., 34 vjeç dhe S. N., 31 vjeç, është ndjekur nga shërbimet e Policisë, deri në vendin e quajtur “Treshi”, ku është ndaluar për kontroll. Gjatë kontrollit të imtësishëm, në këtë automjet u gjetën 2 pako me 2 kg e 235 g lëndë të dyshuar narkotike Kokainë dhe 1 pistoletë e dyshuar lodër. Në vijim të veprimeve procedurale shtetasit A. N. dhe S. N. u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 2 shtetasit furnizonin me Kokainë, shtetas dhe grupe, të cilat e ndanin lëndën në doza, me qëllim shitjen në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku”.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje