TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Korrik 2024, 13:59

26-vjeçari u plagos rëndë nga shpërthimi me tritol, flet i përlotur i ati: Djalit i ra dera në kokë, ndodhet në intubim

Shkruar nga Pamfleti

26-vjeçari u plagos rëndë nga shpërthimi me tritol, flet i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së shkuar në Elbasan, ku në derën e apartamentit të dy motrave u vendos tritol.

Nga shpërthimi, mbeti i plagosur rëndë fqinji i tyre që banonte përballë, 26-vjeçari Enea Themollari, por që nuk ishte ai objektivi.

Mes lotësh, babai i të riut është shprehur se djali ndodhet në intubim, teksa u lutet mjekëve ta shpëtojnë. Ai tregon momentet e tmerrit kur djalit të tij i ra dera në kokë, e si pasojë ka marrë dëmtime të rënda. I ati i 26-vjeçarit kërkon nga autoritetet të zbulojnë personat që vendosën eksploziv.

“Djali është në intubim, është dëmtuar në kokë, i ra dera në kokë. I lutem doktorëve të më shikojnë çunin. Vajzat nuk i njihja, komshije. Unë në gjumë isha, çunin e pashë në tokë, dera është ndarë përgjysmë”, thotë i ati për “TCH”.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy motra nga Lezha.

Njëra prej motrave punonte në Elbasan dhe kishin dy muaj që jetonin aty. Të gjitha dyshimet e policisë shkojnë në një konflikt të mbartur nga qyteti i tyre ku dikush mund t’i ketë përndjekur.

Lini një Përgjigje