Një 38-vjeçar ka humbur jetën në lumin Mat, pasi dyshohet se është rrëzuar gjatë një ngjitjeje me litar dhe ka rënë në një gropë thithëse.
Një 38-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është mbytur në lumin Mat, në afërsi të Urës së Vashës në Klos.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, teksa i riu Erkin Lika ishte duke bërë ngjitje me litar. Sipas dyshimeve paraprake, ai është rrëzuar dhe ka përfunduar në ujërat e lumit, ku mendohet se ka rënë në një gropë thithëse.
Bëhet me dije se, Erkin Lika ra nga Ura e Vashës në ujërat e lumit Mat gjatë një stërvitjeje me litar. 38-vjeçari ishte pjesë e ekipeve të shpëtimit për alpinistët dhe eksploruesit e shpellave.
Pas njoftimit për ngjarjen, në zonë janë nisur forca të shumta kërkimi, ndërsa polumbarët e repartit RENEA kanë ndërhyrë për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit.
Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të kërkimit, deri tani nuk është bërë e mundur nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të 38-vjeçarit.

Lini një Përgjigje