TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Korrik 2026, 20:17

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, 5 persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, 5 persona të
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan, pranë fshatit Karinë.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Bëhet me dije se, tre prej të plagosurve janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalet e Durrësit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë ndërhyrë për t'u dhënë ndihmën e parë të plagosurve dhe për të normalizuar qarkullimin.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident.

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, 5 persona të

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, 5 persona të

peqin-elbasan 5 te plagosur aksident

Lini një Përgjigje