TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Qershor 2026, 11:10

5 mijë euro një diplomë, zbulohet laboratori që falsifikonte dokumente në Durrës; në pranga babë e bir

Shkruar nga Pamfleti
5 mijë euro një diplomë, zbulohet laboratori që
Laborator falsifikimi dokumentesh në Durrës

Një laborator i përshtatur për falsifikimin e diplomave dhe dokumenteve të ndryshme është zbuluar nga Policia në fshatin Rrushkull të Durrësit. Në pranga kanë rënë tre persona, mes tyre babë e bir, të cilët dyshohet se kishin organizuar një aktivitet të mirëfilltë falsifikimi kundrejt pagesave që arrinin deri në 5 mijë euro për dokument.

Sipas hetimeve, 53 vjeçari së bashku me djalin e tij 24 vjeç, kishin vënë në dispozicion banesën e tyre për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, ndërsa bashkëpunonin me një 37-vjeçar.

Të arrestuarit janë Hashim Markaj, Sulejman Markaj dhe Elidon Vladi.

Të tre dyshohet se falsifikonin diploma, certifikata, vërtetime gjyqësore dhe dokumente të nevojshme për aplikime në institucione të ndryshme, duke përfituar shuma nga 3 mijë deri në 5 mijë euro.

Gjatë operacionit, efektivët sekuestruan 46 dokumente të dyshuara të falsifikuara, 2 vula false, 6 telefona celularë dhe 3 kompjuterë që dyshohet se përdoreshin për realizimin e aktivitetit kriminal. Hetimet po vijojnë për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë përfituar ose bashkëpunuar në këtë skemë.

Policia njoftoi se operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

“Zbulohet një laborator për falsifikim të dokumenteve, kundrejt shumave 3000-5000 euro.
Sekuestrohen 46 dokumente (shkollore, gjyqësore, certifikimi dhe aplikimesh) të dyshuara të falsifikuara, 2 vula të dyshuara false, 6 celularë dhe 3 kompjuterë.

Arrestohen 3 shtetas: babë e bir që kishin vënë banesën, në dispozicion të kësaj veprimtarie kriminale, dhe bashkëpunëtori i tyre.

Si rezultat i një pune të mirorganizuar hetimore dhe operacionale, kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimit e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve, të dyshuar të përfshirë në mënyrë të organizuar, në falsifikim të dokumenteve, në një ambient të përshtatur për këtë qëllim, është finalizuar operacioni i koduar “Gjeneralitetet”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit H. M., 53 vjeç dhe S. M., 24 vjeç, babë e bir, dhe shtetasi E. V., 37 vjeç.

Gjatë kontrolleve rezultoi se të arrestuarit kishin përshtatur banesën e shtetasve H. M. dhe S. M., në fshatin Rrushkull, Durrës, për falsifikim të dokumenteve si: diploma, dokumente shkollore të tjera, certifikata, vërtetime gjyqësore dhe dokumente për aplikime në institucione të ndryshme. Në këtë ambient u gjetën 2 vula false, 6 celularë dhe 3 kompjuterë, që dyshohet se i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale, si dhe dhjetëra dokumente të dyshuara false.

Hetimi vijon për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me të arrestuarit, për këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. 

falsifikim diplomash laborator falsifikimi dokumentesh ne durres

Lini një Përgjigje