TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Korrik 2024, 18:01

Afganët morën peng 11 arabë në Mal të Zi, policia shqiptare pjesë e operacionit të shpëtimit!

Shkruar nga Pamfleti

Afganët morën peng 11 arabë në Mal të Zi, policia

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka marrë pjesë në një operacion të përbashkët me policinë malazeze dhe Europol, për lirimin e 11 emigrantëve arabë të cilët mbaheshin peng nga emigrantë afganë në Mal të Zi.

“Pengmarrësit, emigrantë afganë, 2 prej të cilëve të arrestuar në Mal të Zi, i mbanin pengjet në një territor malor në Mal të Zi, nën kërcënimin e armëve, dhe kërkonin 50 000 euro për t’i liruar. Sektori për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, nëpërmjet marrjes së informacionit dhe shkëmbimit të tij në kohë reale, u bë e mundur organizimi i operacionit ndërkombëtar të koduar Kidnapping”, thuhej në njoftimin e policisë.


Policia Shqiptare ka siguruar informacione për vendndodhjen e këtyre shtetasve dhe për elemente të tjera që çuan në identifikimin e autorëve.

Informacionet u shkëmbyen nëpërmjet Europolit, me partnerët malazezë, të cilët angazhuan shërbimet e tyre policore dhe ushtarake, krehën zonën dhe mundësuan lokalizimin dhe kapjen në Mal të Zi, e 2 prej autorëve të rastit, emigrantë ilegalë nga Afganistani.

Nga hetimet dyshohet se këta dhe  dy shtetas të tjerë janë të implikuar dhe në raste të tjera pengmarrjeje në të njëjtën zonë.

Lini një Përgjigje