
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Laprakës, ku janë përfshirë 6 automjete.
Mësohet se një taksi është përplasur fillimisht me një autobus dhe më pas me një automjet policie. Nga përplasja e mjeteve janë plagosur tre persona, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale.
Konkretisht kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjeri në makinën e policisë, si dhe shoferi i taksisë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
"Rreth orës 19:30, në rrugën “Dritan Hoxha” në vendin e quajtur “Semafori i Laprakës”, janë përfshirë në përplasje 6 automjete.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në automjetin e policisë shtetasit E. Gj dhe E. J si dhe drejtuesi i automjetit taksi shtetasi A. M, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje