TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Qershor 2025, 17:00

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Shkruar nga Pamfleti
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim
Viktima-Autori

31-vjeçari Sabajet Shuti, anëtar i grupit ‘Hellbanianz’ i njohur me pseudonimin “Skilla”, është dënuar në Londër me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për vrasjen e 27-vjeçarit Lumturi Zeqja.

Ndërsa vëllai i Shutit, Emirlion Shuti, 30 vjeç, u shpall fajtor për përleshje në po të njëjtën ngjarje. Ai u dënua me 20 muaj burg.

Gjykata dëgjoi dëshminë e Sabajet Shuti, sesi nisi sulmin mbrëmjen e 16 tetorit 2022 në Church Lane, Leytonstone.

Lumturiu po qëndronte jashtë një kafeneje me mikun e tij kur vëllezërit Shuti mbërritën rreth orës 22:40 me dy makina. Vëllezërit shkuan në një kafene tjetër, por pak më vonë Emirlion Shuti u kthye në njërën nga makinat dhe filloi ta ngiste atë përgjatë rrugës.

Shoku i Lumturiut iu afrua Emirlionit dhe i tha të ndalonte, por në vend që ta bënte këtë, Emirlioni doli nga makina dhe foli me vëllain e tij dhe të tjerët që ishin jashtë kafenesë. Situata u përshkallëzua shpejt pasi Emirlion Shuti e goditi me grusht shokun e Lumturiut. Gjatë grindjes që pasoi, Sabajet Shuti nxori një thikë dhe e goditi dy herë Lumturiun ndërsa shokun e tij një herë.

Të dy vëllezërit Shuti u larguan nga vendi i ngjarjes duke e lënë Lumturiun të vdekur në trotuar. Urgjenca mbërriti në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve të tyre nuk mundën ta shpëtonin. Shoku i tij u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente dhe i mbijetoi sulmit.

Një ditë pas vrasjes, Sabajet Shuti planifikoi të largohej nga Mbretëria e Bashkuar. Ai ndryshoi pamjen e tij duke hequr mjekrën dhe më pas udhëtoi për në Folkestone përpara se të kalonte Kanalin në Francë.

Ndaj tij u lëshua një urdhër arresti dhe rreth një vit pas sulmit, më 3 tetor 2023, Sabajet Shuti u arrestua në Suedi. Ai u ekstradua përsëri në Mbretërinë e Bashkuar për t’u përballur me pasojat e vrasjes së tij.

Policia arrestoi edhe të akuzuarin Emirlion Shutin për rolin e tij në sulm.

Lini një Përgjigje