Kronike11 Dhjetor 2023, 07:39

Aksident i gjashtëfishtë në Rrugën e Kombit, plagosen dy persona

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i gjashtëfishtë në Rrugën e Kombit, plagosen dy
Aksident i gjashtëfishtë në Rrugën e Kombit

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Rrugën e Kombit, ku në afërsi të fshatit Blinisht mësohet se janë përplasur 6 automjete.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime 2 persona, pa rrezik për jetën.


Shkak i aksidentit të shumëfishtë dyshohet të jenë bërë prezenca e ngricave në rrugë.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, ambualanca dhe zjarrfikësja.

Për shkak të përplasjes së mjeteve, qarkullimi në drejtim të Kukësit u bllokuar për rreth 1 orë duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike.

“Në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Blinisht janë përplasur 6 automjete. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale dhe janë lënduar lehtë dy shtetas.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Aksident i gjashtëfishtë në Rrugën e Kombit, plagosen dyAksident i gjashtëfishtë në Rrugën e Kombit, plagosen dyAksident i gjashtëfishtë në Rrugën e Kombit, plagosen dyAksident i gjashtëfishtë në Rrugën e Kombit, plagosen dyAksident i gjashtëfishtë në Rrugën e Kombit, plagosen dy

 

 

 

aksident i gjashtëfishtë në rrugën e kombit