
Detaje të reja kanë dal lidhur me grabitjen e dështuar mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ku 5 persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët pasi hynë brenda duke u prezantuar si policia, kërcënuan një çift të moshuarish për t’ju marrë parat.
Grupi hetimor dyshon se bëhet fjalë për të njëjtët autorë që grabitën me armë një argjendari në Kamëz disa ditë më parë.
Kujtojmë se djali i mitur i familjes Hima, në fshatin Prush të Tiranës, u kthye në hero për gjyshërit e tij, pasi mundi t’u ikë grabitësve nga një derë e pasme e banesës dhe njoftoi policinë.
Një patrullë prej dy efektivësh që ishin pranë zonës, mbërriti shpejt pranë banesës. Gjate arratisë, 2 nga 5 grabitësit ikën në drejtim të kodrës pranë fshatit dhe kanë nisur të qëllojnë me automatik ndaj efektivëve, ndërsa këta të fundit u janë kundërpërgjigjur me pistoletat e shërbimit.
Ndërsa 3 të tjerët nxituan të largohen me një makinë Audi e bardhë me targa të kopjuara të një mjeti tjetër. Në këtë kohë përplasen një prej efektivëve i cili u mundua t’i ndalojë dhe arritën të largohen.
Gjatë ikjes nga banesa, grabitësve u kanë rënë edhe levat që kishin marrë për të grabitur, te cilat janë sekuestruar nga polcia.
Familja Hima ka një biznes që ofron shërbime me karrotrec. Kjo është një nga pistat ku janë përqendruar hetuesit. Një i afërm i familjes, thotë se grabitësit mund të jenë informuar nga një person që e njihte mire familjen dhe banesën dhe e dinte që aty mund të kishte para.
Gjatë mëngjesit të se dielës, policia ka shoqëruar mbi 10 persona, por ende nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e autorëve. Kamerat e sigurisë brenda rrethimit të banesës kanë kapur të gjitha lëvizjet e 5 grabitësve.
Lini një Përgjigje