TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Maj 2025, 15:54

Aksident i rëndë në aksin Fier- Lushnje, kamioni përplaset me ambulancën; katër të plagosur! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Fier- Lushnje, kamioni përplaset

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e stome në aksin Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”.

Një kamion është përplasur me një ambulancë, dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të lënduar katër persona, dy prej të cilëve ndodheshin në ambulancë. Të gjithë të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.


Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë, policia, ambulanca  dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Ndërkohë është krijuar edhe radhë e gjatë automjetesh në autostradën Fier-Lushnje si pasojë e bllokimit të trafikut.

Lini një Përgjigje