
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Seman, në fshatin Hoxhare. Mësohet se një automjet tip “BMW” ka goditur nga pas një karrocë me kafshë.
Nga goditja e fortë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i makinës dhe një banor i zonës, rreth 70 vjeç, i cili udhëtonte me karrocën.
Të dy janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit. Në vendngjarje ka mbërritur policia që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe rregullimin e trafikut.
Lini një Përgjigje