TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shtator 2025, 20:48

Aksident i rëndë në aksin Peqin–Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Peqin–Elbasan, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekje është shënuar sot në aksin rrugor Peqin–Elbasan.

Një furgon është përplasur me një makinë pastrimi, duke shkaktuar humbjen e jetës së një punonjësi të pastrimit.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e goditjes ka ndërruar jetë në vendngjarje punonjësi i mbeturinave, i cili ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e aksidentit.

Policia dhe shërbimet emergjente ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive.

Lini një Përgjigje