Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, ku një automjet ka përplasur për vdekje një 68-vjeçare.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:05, ndërkohë që drejtuesi i automjetit me shtetësi sllovene, është shoqëruar në Komisariat nga policia. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Malësi e Madhe / Informacion paraprak/ Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, shtetasja P. L. ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit shtetasi K. J., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje