TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Korrik 2025, 15:37

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, një i vdekur dhe tre të plagosur!

Shkruar nga Pamfleti

 

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, një i
foto ilustruese


Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme, rreth orës 14:50, në aksin “Shkodër–Lezhë”, ku janë përfshirë tre automjete dhe ka rezultuar me një viktimë dhe disa të plagosur.

Sipas informacionit paraprak të Policisë së Shkodrës, një 42 vjeçar, dyshohet se ka humbur kontrollin e kamionit që po drejtonte, duke u përplasur fillimisht me automjetin e drejtuar nga një 63 vjeçar, dhe më pas me një tjetër automjet të drejtuar nga 37 vjeçari.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 37-vjeçari Gj. B. ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa bashkëshortja e tij, J. B, 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur që ndodheshin në të njëjtin automjet, janë plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë: 

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete.

Shtetasi T. K., 42 vjeç, duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur fillimisht me automjetin me drejtues A. S., 63 vjeç, dhe më pas është përfshirë në aksident edhe automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., 37 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Gj. B., ndërsa janë dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja J. B., 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur, pasagjerë në të njëjtin automjet. Të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Lini një Përgjigje